Mish viçi me patate
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 2 qepë të mëdha
- 3 patate
- 2 karrota
- 2 gjethe dafine
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 gotë verë
- 1 tufë majdanoz
- 2 limona
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim mishin që kemi prerë në thela. Shtojmë qepën me pak kripë. Vendosim piperin kokërr dhe gjethet e dafinës. E plotësojmë me ujë 3 gisht më lartë se mishi dhe e lëmë të ziejë. Ndërkohë kaurdisim patatet dhe karrotat, shtojmë me garuzhde lëngun e mishit. Rregullojmë shijen me erëzat dhe bimë aromatike. Në fund hedhim lëngun e limonit dhe vaj ulliri.