Pispili me spinaq dhe kos nga zonja Albana / Ja sa shpejt e realizoni super recetën

18 Shtator, 11:21

Pispili me spinaq dhe kos

Përbërësit:

  • 500 gr spinaq
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 200-300 gr miell misri
  • 3 kokrra vezë
  • 250-300 ml kos
  • 80 ml vaj ulliri
  • Arrë moskat
  • Kripë, rigon
  • Lëkurë limoni të grirë

Përgatitja:

Fillimisht zbusim spinaqin me kripë duke e shtypur me duar. Në një enë rrahim vezët me kosin, shtojmë erëzat dhe qepët e njoma. I përziejmë me lugë duke shtuar spinaqin dhe miell misri me miell thekre. Bimët aromatike i presim hollë dhe i shtojmë tek masa me pak vaj. Lyejmë tepsinë me vaj dhe e spërkatim me pak miell. Shtojmë masën dhe e vendosim pispilinë në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.