Kofsha pule me ullinj dhe salcë domate, super gatim i shijshëm nga zonja Albana

25 Korrik, 11:58

Kofsha pule me ullinj dhe salcë domate

Përbërësit:

  • 4 kofsha pule
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/4 filxhan verë të bardhë
  • 1/4 filxhan lëngë pule /ujë
  • 1/3 filxhan salcë domatesh
  • 1 lgj pastë domatesh
  • 1 lgj borzilok të freskët
  • 1 tufëz majdanoz
  • 2 lgj ullinj të zi
  • Kërpudha të freskëta
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere të ngrohtë hedhim vajin e ullirit dhe skuqim kofshat e pulës derisa të marrin ngjyrë në të gjitha anët. Shtojmë më pas qepën dhe hudhrën dhe vijojmë kaurdisjen. E shuajmë me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën dhe pastën e domates, borzilokun dhe kërpudhat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet për rreth 1 orë në temperaturë të ulët. Në minutat e fundit shtojmë ullinjtë dhe majdanozin.