Reçel Fiku
Përbërësit:
- 1 kg fiq
- 800 gr sheqer
- 200 ml ujë
Përgatitja:
Në tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe e trazojmë në zjarr derisa sheqeri të tretet. Më pas hedhim fiqtë të cilët më parë i kemi pastruar dhe larë. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë për gati 40 minuta. Më pas e heqim tenxheren nga zjarri dhe e lemë të ftohet. Mbas pesë orësh e vendosim përsëri në zjarr tenxheren derisa të shohim që masa e reçelit mbulohet me flluska të ndritshme. E heqim nga zjarri dhe e lëmë në tenxhere derisa reçeli të ftohet afërsisht deri në temperaturën 80 gradë. E hedhim në vazo qelqi dhe e mbyllim menjëherë me kapak. Me këtë mënyrë përgatitje reçeli i fikut mund të rezistojë në kavanoz qelqi deri në 2 vjet.