Patëllxhanë të mbushur me djathë nga amvisa Xheni Fundo

16 Korrik, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2024-07-16 12:12:25

Patëllxhanë të mbushur me djathë

Përbërësit:

  • 2-3 patëllxhanë të mëdhenj
  • 3 thelpinj hudhra 
  • 1 tufë majdanoz
  • 100 gr djathë që shkrin
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Peksimadhe
  • Vaj ulliri
  • Salcë domate

Përgatitja:

Patëllxhanët i presim në disqe, i marinojmë me kripë dhe erëza dhe i vendosim në furrë për 15 minuta. Në një tas bashkojmë djathin me hudhrat e shtypura, majdanozin e grirë, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe pak peksimadhe. I përziejmë mirë dhe vendosim mbushjen në mes të patëllxhanëve si sanduiç. I spërkasim në fund me salcë domatesh dhe djathë kaçkavall.