Gjevrekë nga zonja Albana/ Ja si t'i përgatisni fare thjesht simitet me fara susami

16 Korrik, 12:12

Gjevrekë me susam

Përbërësit:

  • 1 gotë qumësht ose kos
  • 1/2 lugë maja
  • Pak sheqer
  • Pak kripë
  • Miell
  • 2 vezë
  • Fara susami

Përgatitja:

Trazojmë majanë me pak qumësht ose ujë të vakët, pak miell, pak sheqer dhe e lemë të vijë. Në masën e qumështit ose kosit hedhim kripë, majanë e ardhur dhe aq miell sa të zihet një brumë i butë. Brumi ngjeshet mirë pastaj mbulohet që të vijë për 1 orë. Më pas brumin e ardhur e ndajmë në toptha. I shpojmë topthat në mes dhe i hapim duke rritur rrethin me duar. Rrahim vezët dhe lyejmë mirë gjevrekët, më pas i spërkasim nga të gjitha anët me fara susami. I vendosim në një tavë të lyer me yndyrë dhe i lëmë të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë derisa të marrin ngjyrë.