Byrek tigani mbushur me mish dhe qepë nga zonja Albana

24 Qershor, 12:37

Byrek tigani mbushur me mish dhe qepë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 250 ml ujë
  • 1 ls kripë

Mbushja:

  • Mish i grirë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Vendosim ujin të vlojë me pak kripë në tenxhere. Shtojmë miellin duke e përzier me një lugë druri. Zëmë brumin. E lemë të pushojë për 30 minuta. Më pas e ndajmë në kuleçë të vegjël dhe hapim petët pak më të mëdha se pëllëmba e dorës 2 e nga 2. Te peta e parë shtojmë mbushjen që kemi përgatitur me qepën e kaurdisur me mishin e grirë dhe erëzat. Shtrojmë petën e dytë duke i mbledhur mirë anësoret që të mos dalë mbushja. Kalojmë dhëmbëzat e pirunit në sipërfaqen e petës dhe kështu veprojmë me të gjithë byreçkat të cilat i skuqim në tigan me pak vaj.