• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 qershor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga financimi i fushatës së Belind Këlliçit dhe tashgimtari i PD te njohja e pensioneve me Italinë e ndeshja e kombëtares me Spanjën në 'Euro 2024'

  • VIDEO

    Veri Jug - Bletët në fshatin Malqene-Kukës

     

    Ilir Gjana, bletërritës në fshatin Malqene, rrëfen historinë e bashkëjetesës së tij me bletët qysh në moshën 7 vjeç. Sipas tij, mbajtja e bletëve në bjeshkët e Ujmishtit është një traditë e vjetër qindravjeçare.

  • VIDEO

    Veri Jug - Mjalti i bjeshkëve, më i mirë se i fushës

     

    Bletët që kullosin në lartësinë nga 400 deri 800 metra mbi nivelin e detit, sjellin mjaltë më të mirë se ai I fushave, ku ndotja mjedisore është një kërcënim për jetët dhe cilkësinë e mjaltit - thotë bvletërritësi më I mirë në Qarkun e Kukësit Ilir Gjana.

  • VIDEO

    Veri Jug - 'Mjalti i bletëve të Ujmishtit'

     

    Ujmishti është një zonë me bjeshkë magjike, 600 deri 1000 metra mbi nivelin e detit dhe Veri Jug ka qëndruar pikërisht në fshatin Malqene, në një takim me bletërritësin më të njohur në trevat e Kukësit, Ilir Gjanën, njeriun që ka në pronësi 3 parqe bletësh: dy në Ujmisht dhe një në Prizren të Kosovës. Sekretet e punës së një bletërritësi dhe dallimi I mjaltit të bletëve të malit nga ai I bletëve të fushës. Nën moderimin e gazetarit Agim Pipa, ndiqni reportazhin “Mjalti I bletëve të Ujmishtit.” Të djelën, premierë, ora 13.30

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 22 qershor 2024

    Titujt kryesor te gazetave per sot, nga divorci i çiftit Meta-Kryemadhi, rritja e pagave dhe pesioneve e deri te Euro2024

  • VIDEO

    ‘E pashë në rrugë,e ndoqa duke qarë’/ Humbja e të riut, prindërit: Sekretin e di vetëm…

     

    Ishte viti i largët 1993 kur ata u zhvendosën në Selanik. Menjëherë Albani nisi punë në një baxho. Me familjen mbante kontakte të rregullta. Teksa duket se gjërat po shkonin mirë në tokë të huaj, pas dy vitesh autoritet greke e rikhejnë të riun në atdhe. Asokohe janë kthyer në Shqipëri një numër i madh emigrantësh shqiptarë, të cilët kishin shkuar për të punuar. Albanit, policia greke i merr vetëm shenjat e gishtërinjëve, ndërsa dy miqtë e tij Jovanit dhe Gertit përfunduan në burg.

  • VIDEO

    Loja e divorcit/ Spahiu: Monika merr përsipër çdo gjë sepse Kodi Penal lehtëson gratë

    Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ ka folur rreth vendimit të ish-presidentit Ilir Meta për tu divocuar nga Monika Kryemadhi në një kohë që SPAK po kryen hetim të thellë pasuror ndaj tyre. Analisti Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj, se Kryemadhi do të marrë përgjegjësinë ligjore dhe politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur mos të shkatërrohet çdo gjë.

     
  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 qershor 2024 – Receta/ Jeta e pensionistëve në Shqipëri, sa e përballueshme është…

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Haxhimakulle, ëmbëlsirë e traditës / Çorba shkodrane / Petulla me kungull.

    Pas më shumë se 35 vite punë, pensioni është shpërblimi që mosha e tretë pret me padurim. Sot pensionistët në Shqipëri përfitojnë pensione shumë të ulëta, çka e bën të pamundur të mbyllin shpenzimet pa mbështetjen e fëmijëve ose pa punuar, ndërkohë që komuniteti i tyre po shënon rritje të vazhdueshme. Sa të respektuar ndihen të moshuarit në vendin tonë? Si jetojnë ato me pensionet që marrin? A është kjo mirëqënia që këta të moshuar shpresuan në këto 30 vitet e fundit? Sa duhet të ishte pensioni minimal në vend për një jetë normale? Ndërsa ushqimet zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një pensionisti, rreth 4.5 për qind e zënë shpenzimet për shëndetësinë, ndërsa sa i takon pushimeve ato janë të pamundura për pensionistët, nëse nuk kanë ndihmën e fëmijëve... Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Natasha Mio, ish-mësuese në pension, Nermin Strazimiri, ish-themeluese e Shkollës së Baletit 25 vite pensioniste si dhe me pedagogen Nora Malaj.

  • VIDEO

    Si e kollandrisin pensionistët muajin, si ia dalin.../ Çfarë flitet për rritjen e pensioneve?

    Pas më shumë se 35 vite punë, pensioni është shpërblimi që mosha e tretë pret me padurim. Sot pensionistët në Shqipëri përfitojnë pensione shumë të ulëta, çka e bën të pamundur të mbyllin shpenzimet pa mbështetjen e fëmijëve ose pa punuar, ndërkohë që komuniteti i tyre po shënon rritje të vazhdueshme. Sa të respektuar ndihen të moshuarit në vendin tonë? Si jetojnë ato me pensionet që marrin? A është kjo mirëqënia që këta të moshuar shpresuan në këto 30 vitet e fundit? Sa duhet të ishte pensioni minimal në vend për një jetë normale? Ndërsa ushqimet zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një pensionisti, rreth 4.5 për qind e zënë shpenzimet për shëndetësinë, ndërsa sa i takon pushimeve ato janë të pamundura për pensionistët, nëse nuk kanë ndihmën e fëmijëve... Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Natasha Mio, ish-mësuese në pension, Nermin Strazimiri, ish-themeluese e Shkollës së Baletit 25 vite pensioniste si dhe me pedagogen Nora Malaj.   

  • VIDEO

    Haxhimakulle nga zonja Albana / Gurabijet e sherbetosura të traditës shqiptare

    Haxhimakulle, ëmbëlsirë e traditës

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 250 gr gjalpë
    • 1 fk sheqer pluhur
    • 4 të verdha veze
    • 10 kokrra bajame

    Shërbeti:

    • 500 gr sheqer
    • 500 ml ujë

    Përgatitja:

    Përziejmë miellin me sheqerin pluhur, shtojmë gjalpin, vezët dhe zëmë brumin. E ndajmë në 10 topa, të cilat i shtypim me pëllëmbën e dorës, i vendosim në mes nga një bajame dhe i  pjekim në furrë të parangrohur. Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi haxhimakullet të jenë pjekur i sherbetosim.

  • VIDEO

    Çorba shkodrane, receta e vjetër me shumë shije e pak përbërës nga zonja Albana

    Çorba shkodrane

    Përbërësit:

    • 150 gr mish i grirë
    • 120 gr oriz
    • 1 qepë
    • Gjalpë
    • Salcë domatesh
    • Limontoz ose limon
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën, shtojmë mishin e grirë, salcën e domates, kripë dhe piper. Shtojmë ujë të ngrohtë dhe e lëmë masën të ziejë. Orizin pasi e kemi pastruar dhe larë e shtojmë në tenxhere. E lëmë të ziejë derisa të dalë një çorbë e trashë. Në fund rregullojmë shijen me pak limontoz ose limon.

  • VIDEO

    Petulla me kungull nga zonja Albana/ Shumë të shijshme, pa kosto dhe tepër të lehta

    Petulla me kungull

    Përbërësit:

    • 250 gr miell
    • 2 kunguj
    • 1 lç kopër
    • 1 lk sodë
    • 1 ls erëza të ndryshme
    • 1 vezë
    • Kripë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Kalojmë në rende kungullin, e bashkojmë me miellin dhe përbërësit e tjerë. E lëmë të vijë pak dhe i skuqim petullat në vaj të nxehtë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv