-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 qershor 2024 – Receta/ Film dokumentar, genocidi grek në Çamëri / Shëndeti mendor
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lazanja me mish pule dhe kërpudha / Pulë e përgatitur me birrë / Bishtaja me vezë.
“Koha për t’u kthyer në shtëpi”, një film dokumentar kushtuar genocidit grek mbi popullsinë e pafajshme shqiptare në Çamëri! Drejtësi e munguar 80 vjet pas masakrave dhe dëbimit me dhunë! Fakte dokumentare, dëshmi të dorës së parë dhe analiza historike e diplomatike, për një prej dramave më të dhimbshme të historisë sonë kombëtare. Si u projektua nga shteti grek, që në vitin 1844, ideja e spastrimit etnik në Çamëri, në trevën e banuar historikisht nga shqiptarët? Momentet historike kur kjo ide u vu në zbatim, mes shumë intrigave politike, ushtarake e diplomatike. Si u finalizua ky projekt ogurzi në vitet 1944-1945 nga ushtria greke, e komanduar prej Napoleon Zervës? Rrëfime autentike të të mbijetuarve të genocidit, me dëshirën e vetme për t’u kthyer në trojet e tyre...Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” për të folur më shumë për këtë dokumentar, i cili shfaqet premierë më datë 12 qershor në Kinema Milenium, gazetarja dhe skenaristja Admirina Peçi, Alket Veliu, Drejtues i Fondacionit Çamëria ‘Hasan Tahsini” dhe Sildi Koqini, koordinatore e projektit.
Një studim i publikuar së fundmi tregon se dhimbjet mendore dhe shpirtërore sjellin pasoja fizike, por dhe anasjelltas. Në fakt është e vërtetë se ndjenja, mendja, emocioni ndikon në gjendjen tonë trupore. Personat që në të shumtën e rasteve janë në tension, frikë, panik a në ankth të vazhdueshëm paraqesin simptoma të sëmundjeve fizike. Kur dhimbjet bëhen aq të forta sa të pengojnë aftësitë fizike, ato mund të jenë të dëmshme për vetëbesimin duke shkaktuar një rreth vicioz të dëmshëm për shëndetin. Por nga ana tjetër janë dhe një sërë problematikash shëndetësore që nxisin ankthin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor. Një person para se të shkojë tek një psikolog apo psikiatër çfarë vizitash mjekësore duhet të bëjë më parë? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen klinike Aurela Agalliu.
-
VIDEO
Vula e PD-së i kaloi Berishës/ Denis Minga në 'Përballje': Fitore si e Pirros! Edhe vetë e di që karriera i ka ardhur në fund
Vula e Partisë Demokratike i kaloi përfundimisht grupimit të udhëhequr nga Sali Berisha dhe Rithemelimi.
Gjykata e Apelit ditën e sotme la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri për të njohur si parti legjitime PD-në e Berishës dhe Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Analistët dhe gazetarët Denis Minga dhe Ilir Babaramo diskutuan në Përballje në Report Tv lidhur me atë se çka pritet të ndodh këtej e tutje me opozitën dhe rikonfirmimin e Sali Berishës.
-
VIDEO
'Qeveritë mëkatare, 80 vite heshtën për Çamërinë' / Filmi dokumentar mbi masakrën famëkeqe
“Koha për t’u kthyer në shtëpi”, një film dokumentar kushtuar genocidit grek mbi popullsinë e pafajshme shqiptare në Çamëri!
Drejtësi e munguar 80 vjet pas masakrave dhe dëbimit me dhunë! Fakte dokumentare, dëshmi të dorës së parë dhe analiza historike e diplomatike, për një prej dramave më të dhimbshme të historisë sonë kombëtare. Si u projektua nga shteti grek, që në vitin 1844, ideja e spastrimit etnik në Çamëri, në trevën e banuar historikisht nga shqiptarët? Momentet historike kur kjo ide u vu në zbatim, mes shumë intrigave politike, ushtarake e diplomatike. Si u finalizua ky projekt ogurzi në vitet 1944-1945 nga ushtria greke, e komanduar prej Napoleon Zervës? Rrëfime autentike të të mbijetuarve të genocidit, me dëshirën e vetme për t’u kthyer në trojet e tyre...Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” për të folur më shumë për këtë dokumentar, i cili shfaqet premierë më datë 12 qershor në Kinema Milenium, gazetarja dhe skenaristja Admirina Peçi, Alket Veliu, Drejtues i Fondacionit Çamëria ‘Hasan Tahsini” dhe Sildi Koqini, koordinatore e projektit.
-
VIDEO
Psikologia: Kujdes kur trajtoni ankthin dhe depresionin, më parë bëni këto analiza
Një studim i publikuar së fundmi tregon se dhimbjet mendore dhe shpirtërore sjellin pasoja fizike, por dhe anasjelltas. Në fakt është e vërtetë se ndjenja, mendja, emocioni ndikon në gjendjen tonë trupore. Personat që në të shumtën e rasteve janë në tension, frikë, panik a në ankth të vazhdueshëm paraqesin simptoma të sëmundjeve fizike. Kur dhimbjet bëhen aq të forta sa të pengojnë aftësitë fizike, ato mund të jenë të dëmshme për vetëbesimin duke shkaktuar një rreth vicioz të dëmshëm për shëndetin. Por nga ana tjetër janë dhe një sërë problematikash shëndetësore që nxisin ankthin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor. Një person para se të shkojë tek një psikolog apo psikiatër çfarë vizitash mjekësore duhet të bëjë më parë? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen klinike Aurela Agalliu.
-
VIDEO
Bishtaja me vezë nga zonja Albana / Gatuajini në këtë mënyrë për një shije speciale
Bishtaja me vezë
Përbërësit:
- 1 kg bishtaja të reja
- 1-2 lugë gjalpë
- 2 qepë mesatare
- 1/2 lugë miell
- 1 tufë majdanoz
- 1 gjethe dafine
- 4 kokrra vezë
- 500 ml qumësht
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
- Buljon/ujë të ngrohtë
Përgatitja:
Bishtajat i lajmë mirë, largojmë majat dhe I presim në pjesë të barabarta. Në një tenxhere kaurdisim qepët derisa të zbuten, në të hedhim bishtajat duke vijuar me kaurdisjen. Më pas shtojmë pak nga pak buljon ose ujë derisa të zbuten. Në tavë dheu ose tepsi shkrijmë 1/2 lugë gjalpë dhe në të shtojmë miellin sa të zverdhet. Shtojmë spec të kuq dhe hedhim bishtajat e gatuara me qepën. I përziejmë mirë, shtojmë majdanoz të grirë hollë, gjethe dafine, kripë dhe piper të zi. Rrahim vezët me pak kripë dhe qumështin dhe masën e hedhim në tavë mbi bishtaja. E vendosim tavën në furrë të nxehtë për t'u pjekur derisa të mpikset sipërfaqja.
-
VIDEO
Pulë e përgatitur me birrë nga zonja Albana, do ju shkrihet në gojë
Pulë e përgatitur me birrë
Përbërësit:
- 1 pulë
- 2 qepë
- 1 lugë gjalpë
- 2.5 dcl birrë
- 1 fletë dafine
- 1 lugë miell
- Arrë moskat
- Vegetë
- Rozmarinë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht lajmë pulën e fshijmë mirë dhe e presim në copa. Qepët i presim në rrathë dhe i fërgojmë në yndyrë mbuluar me kapak derisa të zbuten dhe të avullojë gjithë lëngu. Më pas vendosim copat e mishit dhe i skuqim nga të gjitha anët. I shuajmë me birrë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë ujë të nxehtë, gjethe dafine, rozmarinë, pak arrë moskat, vegetë sipas dëshirës, kripë dhe piper. Mishin e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të zbutet dhe më pas e vendosim në pjatë ovale të nxehtë. Në yndyrën e mbetur kaurdisim pak miell, e shuajmë me pak lëng që të marrë trajtën e një salce dhe e hedhim mbi mishin e pulës.
-
VIDEO
Lazanja me mish pule dhe kërpudha nga zonja Albana, shije mbresëlënëse
Lazanja me mish pule dhe kërpudha
Përbërësit:
- 1 pako petë lazanje
- 350 gr fileto pule
- 100 gr djathë pice
- 200 gr kërpudha
- 1 kokërr qepë
- Kripë
- Piper i zi
- Majdanoz
- Rigon
Për beshamelin:
- 50 gr gjalpë
- 3 lugë gjelle miell
- 500 ml qumësht
- Arrë moskat
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë mishin e pulës në ujë të vluar me kripë. Ndërkohë grijmë qepën në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim mirë, më pas shtojmë mishin e pulës të copëtuar në copëza të vogla. E trazojmë vazhdimisht qepën me mishin e pulës duke shtuar në fund kërpudha, kripë, piper dhe rigon. Përgatisim beshamelin duke shkrirë fillimisht gjalpin të cilin e trazojmë për 2 minuta me miellin. Në fund shtojmë qumështin duke e trazuar me telin e vezëve që mielli të mos mbetet me kokrriza. E largojmë nga zjari duke shtuar kripë dhe arrë moskat. Lyejmë tavën ku do të vendosim lazanjën me pak vaj dhe pak beshamel. Vendosim petët e lazanjës dhe më pas shtrojmë mbushjen me mish dhe kërpudha. Mbi mbushje vendosim djathë të thërrmuar dhe pak majdanoz, përsëri disa petë lazanje, beshamel, mbushje dhe në fund përsëri petë lazanje, beshamel dhe djathë të thërrmuar. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 11 qershor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Europa,Beleri dhe dy Mbretër lakuriq te Berisha apo Basha sot gjykata e Apelit vendos për "vulën" e deri tek Rama kritika BE-së.
-
VIDEO
'Akulli' mes Ramës dhe Kurtit, Kim Mehmeti në '5 Pyetjet': Ndërhyrjet e dy kryeministrave kanë përçarë shqiptarët! Nuk kemi nevojë për 'baballarë' kombi
Analisti Kim Mehmeti në '5 Pyetjet' komentoi marrëdhënien Rama-Kurti dhe ndërhyrjet e dy kryeministrave që kanë përçarë shqiptarët.
-
VIDEO
Zgjedhjet europarlamentare/ Analisti në '5 Pyetjet': Rritje e sovranistëve në të gjithë Europën
Zgjedhjet europiane u diskutuan me të ftuarit në '5 Pyetjet me Babaramon' në Report Tv, teksa u evidentua rezultatit i së djathtës ekstreme.
-
VIDEO
Problemet në arsim/ Taulant Muka në Studio Live: Rektori i Universitetit të Tiranës me plagjiaturë! Ja kush janë dekanët dhe ministrat plagjiaristë
Nora Malaj dhe Taulant Muka nxorën në pah disa problematika në arsimin shqiptar, ku një prej tyre është plagjiatura. Muka akuzoi për plagjiaturë rektorin e Universitetit të Tiranës, dekanët e Juridikut dhe Ekonomisë, pa lënë pa përmendur edhe disa ministra kabineti.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Më theu gjithçka në shtëpi, zemrën ma plag*si’/Flet vajza e gazetares: Im bir ka nevojë…
Një konflikt për çështje banale mes të rinjve do të ndryshonte jetën e 30-vjeçarit, Korqagin Fezullahu në kryeqytet. Nëna Zhesmina prej vitesh kujdeset për djalin e saj, i cili ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike. Ishte viti 2016 kur Korqagin vetëm një 22-vjeçar u konfliktua me dy të rinj në zonën e ish-Bllokut për arsye banale. I riu u qëllua nga dy agresorët me thikë në pjesën e shpatullës dhe në dorë. Këta të fundit u larguan menjëherë nga vendngjarja