• VIDEO

    Spahiu: Himara s’është luftë Rama-Berisha, por kontrolli bregdetit nga Tirana apo Athina

    Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar zhvillimet në Himarë thotë se beteja për këtë bashki nuk është një luftë Rama-Berisha, por kontrolli për bregdetin nga Tirana apo Athina. Në një intervistë për Report Tv në emisionin Studio Live, Spahiu tha se beteja bëhet për interesa ekonomike.

     
  • VIDEO

    Spahiu thirrje presidentit: Shpall zgjedhjet në Himarë sepse Beleri ka konflikt interesi si Eurodeputet

    Juristi Kreshnik Spahiu në Report Tv ka bërë një analizë të zgjedhjeve në parlamentin Evropian, ku forcat politike europiane të djathta performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane

  • VIDEO

    Debate në Repolitix , a duhet të pranojmë apo jo emigrantë të huaj?Himara sërish pa kryetar.. (5 qershor 2024)

  • VIDEO

    '2000 kampe refugjatësh, opozita pi vodka', të ftuarit përplasen për marrëveshjen Rama-Meloni (6 qershor 2024)

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 qershor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Nervi shiatik, trajtimi nga Ylli Merja

    Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me mish viçi / Supë me karrota, fidhe dhe kos.

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 10-16 qershor 2024, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë që kërkon vëmendje në çështjet e punës dhe në firmosje kontratash. Është një javë me ndikime të forta planetare ku nuk lejohen gabimet. Kujdes nga manipulimet! Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë më tepër kujdes?

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për nervin shiatik, çfarë është, si shkaktohet dhimbja dhe cilat janë kurat natyrale më efektive. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik. Dhimbja e nervit shiatik mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash, “gjemba” apo mpirje. Gjithashtu kemi dobësi të muskujve të këmbës, dhimbje shpuese vetëm e njërës këmbë ose shpinës në njërin krah, dhimbje të forta në njërin krah të çapokut, te muskuli piriformis, ose ndezje. Në studion e "Rreze Dielli" Merja tregon gabimet që bëhen më së shumti si dhe kurat natyrale për qetësimin e dhimbjeve të nervit shiatik.

  • VIDEO

    Rradhët kilometrike të trafikut! Cilat janë masat e marra? Eksperti: Pa zgjidhje - Përballje

  • VIDEO

    Si të hiqni qafe dhimbjet e nervit shiatik / Ylli Merja: Me këtë kurë, e largoni për 2 javë

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për nervin shiatik, çfarë është, si shkaktohet dhimbja dhe cilat janë kurat natyrale më efektive. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik. Dhimbja e nervit shiatik mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash, “gjemba” apo mpirje. Gjithashtu kemi dobësi të muskujve të këmbës, dhimbje shpuese vetëm e njërës këmbë ose shpinës në njërin krah, dhimbje të forta në njërin krah të çapokut, te muskuli piriformis, ose ndezje. Në studion e "Rreze Dielli" Merja tregon gabimet që bëhen më së shumti si dhe kurat natyrale për qetësimin e dhimbjeve të nervit shiatik.

  • VIDEO

    Javë trazirash, kujdes manipulimet! Jorgo Pulla paralajmëron... / Horoskopi javor 10-16 qershor

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 10-16 qershor 2024, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë që kërkon vëmendje në çështjet e punës dhe në firmosje kontratash. Është një javë me ndikime të forta planetare ku nuk lejohen gabimet. Kujdes nga manipulimet! Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë më tepër kujdes?

  • VIDEO

    Makarona me mish viçi nga zonja Albana / Plot shije, recetë super e thjeshtë

    Makarona me mish viçi

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona guackë
    • 3-4 racione mish viçi
    • 1 qepë
    • 1 kokë hudhër
    • 2 karrota
    • 1 lgj salcë e koncentruar
    • Kripë, piper
    • Majdanoz sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Presim mishin në kubikë të vegjël, e kaurdisim duke shtuar pak ujë dhe salcën e koncentruar. Shtojmë qepën e prerë imët sikurse dhe një kokë hudhër me karrotat e prera në shkopinj. I lëmë të ziejnë dhe kur të jenë të bëra shtojmë makaronat duke i kaurdisur me atë pak lëng që ka mbetur. Më pas shtojmë pjesën e ujit të valuar. Rregullojmë shijen me erëzat dhe majdanoz nëse dëshirojmë.

  • VIDEO

    Supë me karrota, fidhe dhe kos nga zonja Albana

    Supë me karrota, fidhe dhe kos

    Përbërësit:

    • 3 karrota
    • 80 ml qumësht
    • 3 lgj kos
    • 40 gr gjalpë
    • 2 lgj miell
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 vezë
    • 2 litra ujë
    • 1 filxhan makarona për supë
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Vendosim kosin në një enë ku shtojmë vezën, hudhrat dhe miellin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë qumështin. Vendosim në zjarr tenxheren ku kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri karrotat. Më pas shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta. Shtojmë ujë, rreth 2 litra, kripë, piper (koncentrat sipas dëshirës) dhe makarona të vogla për supë. E lemë supën të ziejë dhe në 5 minutëshin e fundit marrim pak lëng nga supa dhe e hedhim në tasin ku kemi rrahur vezën me qumësht dhe kos. Këtë masë e shtojmë tek supa së bashku me majdanozin e freskët. Fikim sobën, e lemë pak supën të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e henë 10 qershor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga hetim gjyqtarit të vulës te SPAK gati për një operacion të madh me 150 të arrestuar e deri tek e djathta në "revansh" në Europë.

  • VIDEO

    Kapitulli i harruar i ushtarakëve që mori viti 1997 - Crime Story (09.06.2024)

    Cikli i ri i dokumentarëve të përjavshëm 'CRIME STORY', të bazuar ekskluzivisht te kronika e zezë, do të ketë në fokus historitë më domethënëse dhe më të bujshme që përfshijnë shqiptarët. Qëllimi është orientimi i opinionit, jo më tepër tek sensacioni dhe detajet e realizimit të krimeve, por së shumti te analiza e shkaqeve që e formësojnë dhe rrugët se si kjo plagë e shoqërisë të shërohet. Programi transmetohet në Report TV, premiera çdo të premte, në orën 22:00, dhe ritransmetimi të dielën, në orën 22:00. Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/@ReportTVAlbania Follow Report Tv on Facebook: facebook.com/reporttval/ Follow Shqiptarja.com on Facebook: facebook.com/ShqiptarjaCom/ Follow Report Tv on Instagram: instagram.com/reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: instagram.com/shqiptarjacom/ Follow Report Tv on Twitter: twitter.com/shqiptarjacom/ Follow Shqiptarja.com on TikTok: https://www.tiktok.com/@shqiptarjacom #ReportTv #CrimeStory #FerdinandDervishi #KronikaeZeze #Ekskluzive #Histori

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv