-
VIDEO
Akullore shtëpie me shtresa biskotash nga zonja Albana, e shpejtë dhe me super shije
Akullore me shtresë biskote
Përbërësit:
- 500 ml pana
- 400 gr qumësht i kondensuar
- 2 bustina vanilje
- 200 gr çokollatë e zezë
- 300 gr biskota
Përgatitja:
Rrahim panën e ftohtë me rrahës elektrik, shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen dhe i rrahim derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtojmë çokollatën e grirë imët. Vendosim në një tavë një membranë kuzhine duke lënë shumë pjesë jashtë nga anësoret. Shtrojmë shtresën e biskotave, përsipër kremin dhe sërish një shtresë biskota. E mbulojmë sipërfaqen e sipërme me membranën e kuzhinës dhe e vendosim akulloren me biskota në frigorifer në ngrirje për 4-5 orë.
-
VIDEO
Supë verore me oriz dhe domate nga zonja Albana
Supë verore me oriz dhe domate
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 domate
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 3 lgj oriz
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj niseshte
- Buljon mishi / perimesh
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë duke i shtuar pak kripë për ta zbutur. Shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë të ziejnë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë buljon mishi ose buljon perimesh (nëse nuk kemi buljon 1 litër ujë me koncentrat). Pasi vlon buljoni shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 7 qershor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga tension në Parlament ,tym e flakë në protestën e opozitës te pensione sa për byrekë dhe supë e deri tek sot Shqipëria në testin gjeneral ndaj Azerbajxhanit.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse Shqiperia hyn në BE, do hapen 2000 kampe refugjatësh nga dyndja
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Frontline se nëse Shqipëria hyj në Bashkimin Europian do të hapen në vendin tonë 2000 kampe refugjatësh, pasi do kthehemi në portën e parë hyrsë të refugjatëve në Bashkimin Europian nga jugu i Europës.
-
VIDEO
Ironizon Spahiu: Berisha nënshkroi kampin e iranianëve dhe është kundër afrikanëve
Juristi Kreshnik Spahiu në Frontline komentoi marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët dhe bëri një paralelizëm me marëveshjen e mëparshme për afganët që nuk kanë dëmtuar turizmin në Lezhë apo marrëveshjen e Berishës për muxhahedinët në Manëz që nuk ka dëmtuar turizmin në Lalëz.
-
VIDEO
Emisioni i Rai 3/ Arlind Qori në Frontline: Do revoltohesha nëse do quheshim narkoshoqëri! Rama nuk mund t'i fshihet përgjegjësisë
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori komentoi në Frontline emsionin e Ra 3 për Shqipërinë. Sipas Qorit nuk ka racizëm ndaj shqiptarëve, por një investigim për qeverinë she kryeministrit shqiptar.
-
VIDEO
'Deputeti italian shkoi të protestonte në Shëngjin dhe u gjakos', Lita: Opozitarët shqiptarë po pinin raki dhe vodka pranë Kuvendit
Analisti Lavdrim Lita në Frontline u shpreh lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni se në Shëngjin gjatë konferencës mes dy kryeministrave shkoi të protestonte një deputet opozitar italian ndërsa opozitarët shqiptarë ishin duke pirë raki pranë kafes te Kuvendi.
-
VIDEO
Protestat tek parlamenti/ Kreshnik Spahiu në 'Frontline': Po konsumohen protestuesit! Të hënën te bashkia, të martën te rrugica, të enjten te parlamenti
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Frontline për Marsela Karapançon protestën e opozitës sot para parlamentit.
-
VIDEO
'Ka rritje të shifrave të turizmit por duhet referuar saktë', Besnik Vathi në 'Studio Live': Shqipëria hyn tek vendet me çmime të ulëta në rajon
Kreu i tur-operatorëve Besnik Vathi komentoi në 'Studio Live' ecurinë e sezonit turistik veror, e cila sapo ka filluar.
-
VIDEO
'Ka rritje të shifrave të turizmit por duhet referuar saktë', Besnik Vathi në 'Studio Live': Shqipëria hyn tek vendet me çmime të ulëta në rajonv
Kreu i tur-operatorëve Besnik Vathi komentoi në 'Studio Live' ecurinë e sezonit turistik veror, e cila sapo ka filluar.
-
VIDEO
’E la babain me dy të mitur,iku u martua në…’/E reja:10-vite larg,nëna ta kthejë kokën pas
Dy të rinj asokohe Fatosi dhe Irma të dashururuar vendosën të krijojnë familjen e tyre të vogël. Ata u bënë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe djali. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë mes tyre, filluan konfliktet në çift për shkak të kushteve të vështira që jetonin. Burrë dhe grua u munduan të gjenin gjuhën e përbashkët mes njëri-tjetrit, por fatëkeqëisht mes tyre kishte marrë fund. Fatosi i drejtohet gjykatës për të nisur proçesin e divorcit me bashkëshorten e tij, Irma. Në vitin 2015 gjykata vendos që fëmijët të qëndrojnë me babain dhe nëna të paguante detyrimet ushqimore. Irma u largua nga jeta e fëmijëve të saj, për të mos e kthyer kurrë kokën mbrapa. Teksa kanë kaluar 9 vite, Marsida dhe Sentiliani tashmë në një moshë madhore nuk kanë pasur asnjë kontakt me nënën e tyre.
-
VIDEO
Zgjedhjet europiane nën kërcënimin e ekstremit të djathtë/ Eksperti në 'Studio Live': Janë kundër Kosovës dhe integrimit të Shqipërisë
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi foli në 'Studio Live' mbi zgjedhjet për parlamentin europian, të cilat kanë nisur sot dhe do të pëfundojnë ditën e diel, më datë 9 qershor.