-
VIDEO
Denoncon historiani: Gabimi fatal i Berishës për varrezat greke | TË PATHËNAT -
-
VIDEO
Skandali me mikrokreditë/ Çoçoli në 'Studio Live': Ja si u vodhën qytetarët nga përmbaruesit! Kompanitë vepronin pa vendim gjykate
Mashtrimi me mikrokreditë vijon ende të diskutohet, pasi Banka Qendrore i hoqi licensat dy kompanive në vend që operonin në këtë fushë.
Ekspertët Fatos Çoçoli dhe Brunilda Isaj sqaruan në ‘Studio Live’ Report Tv se cila ka qenë skema e përdorur që në mënyrë të padrejtë shumë qytetarëve u janë marrë pronat nga përmbaruesit privat pasi nuk kishin shlyer detyrimet. Çoçoli shprehet se këto kompani u krijuan gjatë periudhës 2014-2015, me rekomandim nga FMN.
-
VIDEO
Ishim të varfër, por bënim pushime të bukura! Durrës 1970-1990
Pushime ku të gjithë ishin njësoj nën pushtetin absolut të vapës dhe të sistemit. Teuta Doçi dhe Alket Islami tregojnë në Esencë, nostalgjinë e plazhit shqiptar të para viteve 90. Esencë nga Eljan Tanini, cdo te premte dhe te diel ne ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
Zona TEDA, drejtori në bashkinë e Tiranës: Pritet të vijë industria automotive, do akomodohen 40 kompani e 5000 punonjës
Zona e lirë ekonomike TEDA pritet të hapet së shpejti në Kashar. Në Studio Live drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli dha më shumë detaje për këtë qendër të re që do sjelli mjaft kompani të huaja që operojnë në teknologjitë e fundit dhe nxisin punët e së ardhmes në vendin tonë.
-
VIDEO
Sefa në Report Tv: Bardhi i përjashtuar nga PD, ku e gjen guximin Nikolla që e cakton kryetar grupi?! Do pranojmë vendimin e Apelit për vulën, edhe Rithemelimi të bëjë të njëjtën gjë
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me kërkesën e grupimit të Rithemelimit për rikthimin në grupin parlamentar të Sali Berishës, Sefa tha se Bardhi nuk ka kompetenca pasi është i përjashtuar me vendim kryesie nga PD
-
VIDEO
Protesta e Rithemelimit para Kuvendit, Ermonela Felaj: Dështoi plotësisht! Nuk siguruan as një anëtar për degë
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj në Studio Live, komentoi për Arbër Hitajn edhe protestën e djeshme të opozitës para Kuvendit, e cila sipas saj dështoi tërësisht.
-
VIDEO
Detajet tronditëse të vrasjes në Dhërmi, pamjet LIVE nga vendgjarja/ “Çështje pronash?!”
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Qershor 2024 – Receta / Këshilla mbi ndihmën e parë / Pasioni për boksin
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me perime të mbushura / Supë verore me oriz dhe domate / Akullore me shtresë biskote.
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Oltion Biba nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive, sidomos tani gjatë sezonit të verës ku me rritjen e temperaturave shtohen dhe shumë komplikacione shëndetësore. Si duhet të veprojmë në rastin e një arresti kardiak, në rastin e hipertermisë, goditjes nga dielli, djegieve apo mbytjeve.
‘Djali i ringut’, 26-vjeçari Fabio Kaçiu është një i ri që boksin e ka pasion jete. Aktualisht ai është Nënkampion Shqipërie për të rinjtë, si dhe Kampion rajonal në Itali për moshat e rritura. Fabio është renditur në vendin e tretë të turneut Europian “Gongu i Artë” me Kombëtaren Shqiptare, ndërsa është një boksier profesionist, ku aktualisht ka dy ndeshje dhe dy fitore, të mbyllura me K.O. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” ai na rrëfen si lindi pasioni për boksin, vështirësitë, sfidat, por dhe momentin më emocionues në ring.
-
VIDEO
‘Djali i ringut’ Fabio Kaçiu, momenti më emocionues në ring dhe strategjia e fitores…
Djali i ringut’, 26-vjeçari Fabio Kaçiu është një i ri që boksin e ka pasion jete. Aktualisht ai është Nënkampion Shqipërie për të rinjtë, si dhe Kampion rajonal në Itali për moshat e rritura. Fabio është renditur në vendin e tretë të turneut Europian “Gongu i Artë” me Kombëtaren Shqiptare, ndërsa është një boksier profesionist, ku aktualisht ka dy ndeshje dhe dy fitore, të mbyllura me K.O. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” ai na rrëfen si lindi pasioni për boksin, vështirësitë, sfidat, por dhe momentin më emocionues në ring.
-
VIDEO
Shpëto jetën! Ja si të jepni ndihmën e parë në arrest kardiak, mbytje, djegie apo goditje nga dielli
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Oltion Biba nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive, sidomos tani gjatë sezonit të verës ku me rritjen e temperaturave shtohen dhe shumë komplikacione shëndetësore. Si duhet të veprojmë në rastin e një arresti kardiak, në rastin e hipertermisë, goditjes nga dielli, djegieve apo mbytjeve.
-
VIDEO
Një truk i thjeshtë si mos të myket salca në kavanoz / Ja si të ruani hudhrat sa më gjatë
Albana dhe Niki në studion e "Rreze Dielli" japin disa këshilla dhe truke kuzhine / Një truk i thjeshtë si mos të myket salca në kavanoz dhe si të ruani hudhrat sa më gjatë duke qëndruar të freskëta si ditën që sapo i keni blerë
-
VIDEO
Tavë me perime të mbushura / Gatimi më i mirë i verës nga zonja Albana
Tavë me perime të mbushura
Përbërësit:
- 2 speca
- 2 domate
- 1 patëllxhan
- 1 kungull
- 2 thelpinj hudhër
- 1 qepë e thatë
- 1 filxhan çaji vaj
- 2 filxhanë çaji oriz
- 1 tufë nenexhik
- 1 tufë majdanoz
- 500 gr salcë domate
- Lëngu 1 limoni
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht parapërgatisim perimet që do të mbushim. Pastrojmë specat nga farat, domateve u heqim pjesën e farave, ndërsa 1 patëllxhan e ndajmë në mes dhe largojmë pjesën e brendshme të tulit. Pjesën e tultë të domates që hoqëm e vendosim në një blender dhe e kthejmë në salcë. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me 2 thelpinj hudhër. Më pas shtojmë tulin e patëllxhanit të prerë në kubikë si dhe një kungull (gjithashtu në kubikë). Vazhdojmë kaurdisjen duke e ndihmuar me pak kripë dhe piper. Orizin e kemi larë më parë dhe vendosur në lëng limoni. Shtojmë orizin tek qepa, e trazojmë dhe sapo të fitojë nxehtësi hedhim salcën e domates dhe farat e pishës. E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet pak dhe në fund shtojmë bimët aromatike, kripë e piper. Me masën e përgatitur mbushim perimet. Pjesën e domateve që e kthyem në salcë e trazojmë me pak vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e shtojmë mbi perimet e mbushura. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe një patate në feta në hapësirat mes perimeve. E mbulojmë tavën me letër pjekje ose alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta. Pas këtij minutazhi largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim tavën në furrë dhe për 20 minuta të tjera.