Akullore shtëpie me shtresa biskotash nga zonja Albana, e shpejtë dhe me super shije

7 Qershor, 12:05

Akullore me shtresë biskote

Përbërësit:

  • 500 ml pana
  • 400 gr qumësht i kondensuar
  • 2 bustina vanilje
  • 200 gr çokollatë e zezë
  • 300 gr biskota

Përgatitja:

Rrahim panën e ftohtë me rrahës elektrik, shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen dhe i rrahim derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtojmë çokollatën e grirë imët. Vendosim në një tavë një membranë kuzhine duke lënë shumë pjesë jashtë nga anësoret. Shtrojmë shtresën e biskotave, përsipër kremin dhe sërish një shtresë biskota. E mbulojmë sipërfaqen e sipërme me membranën e kuzhinës dhe e vendosim akulloren me biskota në frigorifer në ngrirje për 4-5 orë.