• VIDEO

    Operacioni i AMP-së në Rinas/ Ekspertët në 'Studio Live': U cënua siguria kombëtare!

    Në 'Studio Live' në Report Tv, ekspertët Fatjon Softa dhe Ergys Muzhaqi diskutuan lidhur me operacionin e AMP-së në aeroportin e Rinasit që çoi në 8 masa arresti pasi efektivët ishin të përfshirë në lejimin e kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme.

  • VIDEO

    E birësuan dhe i falën dashuri, flet motra:Nënën e helm*i, mua më dëboi për pasurinë

    Një histori e cila shkon përtej normales është kjo që do të vijë e rrëfyer nga një 52-vjeçare nga Fieri, Aida Raço, nënë e 3 fëmijëve. Jeta e saj nis me sekrete që në lindje…Borziloke nëna e saj ishte e martuar me Hasan Arapin në kohën kur nisi një lidhje jashtëmartesore me doktor ku punonte si infermiere në Tiranë. Të dy nisën të jetonin bashkë ndërsa Borziloke mbeti shtatzënë. Më pas Hasani i kërkoi të kthehej në shtëpi ndërsa pranoi faktin që e shoqja priste një fëmijë të tjetër kujt. Të dy u ribashkuan ndërsa në jetë erdhi Aida, personazhi jonë. Hasani i dhuroi dashuri si të ishte gjaku i tij. Për shkak të një problemi me frymëmarrjen, Aida shpesh vizitohej në Tiranë tek doktori pa e ditur se ai ishte babai i saj biologjik, por këtë gjë ajo e zbuloi pasi mbushi moshën 18 vjeç, ndërsa ai ndërroi jetë. Për shkak se çifit Arapi nga Fieri dëshironin një djalë, ata birësuan Ajetin në moshën 2 vjeçare, por pasi ai u rrit nisën kofliktet me familjen pasi ai nuk i donte sepse nuk ishin gjaku i tij. Sipas Aidës, e vetmja gjë që Ajeti kërkonte ishte të merrte pronën e familjes Arapi. Në vitin 1996 Aida u martua me Filip Raçon ku gjithashtu konfliktet në familje vazhdonin. Silvana Kiptiu, vajza e hallës së aidës, nisi një lidhje dashurie me burrin e kësaj të fundit Filipin. Për shkak se të dy donin të largoheshin në Greqi, nëna e Aidës, Borzilokja debaton ashpër me të që kjo gjë mos të ndodhte. Sipas Aidës, ishte viti 1997 kur Silvana në bashkëpunim me Ajetin kanë helmuar nënën e saj, Borziloken. Kjo e fundit shkoi për të konsumuar një kafe në shtëpinë e Silvanës ku më pas ajo shfaqi probleme ndërsa 3 ditë ka qenë me të vjella dhe temperaturë 40 nga e cila ndërroi jetë. Sipas analizave toksikologjike e ndjera rezulton të jetë helmuar.Por historia tronditëse e Aidës nuk mbaron me kaq. Ajo shpesh është dhunuar nga vajza e hallës së saj në ambjentet e shtëpisë në mënyrë ç’njerëzore dhe ende ndihet e rrezikuar prej saj.5 muaj më parë, më datë 4 janar të 2024 edhe bashkëshorti, Filip Raço gjithashtu ka ndërruar jetë ku sipas Aidës shkak është helmimi nga Silvana pasi për herë të fundit ai njësoj si e ëma e Aidës, ka konsumuar kafe tek shtëpia e vajzës së hallës së saj.Edhe pas vdekjes së të shoqit, ajo është dhunuar nga Silvana dhe për të gjitha këto ndodhi që i kanë ardhur si pasojë e Silvanës dhe Ajetit, ka bërë kallëzime të ndryshme në prokurorinë e Fierit, por çështja është pushuar duke mos u marrë asnjë masë. Për këtë arsye Aida vjen në studion e emisonit “Pa Gjurmë” për të denoncuar hitsorinë tronditëse të jetës së saj dhe për të gjetur një zgjidhje

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Qershor 2024 – Receta/ Çfarë konsumojmë për mëngjes? Këshilla & Ide

    Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qepë dhe domate / Domate sufle /Sallatë me patate të reja dhe mollë / Dy mëngjese tradicionale, Petka me qumësht e gjalpë/Trahan i ëmbël me qumësht.

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm. Duke qenë vakti i parë pas zgjimit, ai duhet të na japi energji të mjaftueshme për të gjithë ditën si dhe të gjitha sfidat që na presin. Çfarë konsumojmë për mëngjes? Të ftuarit ne studion e “Rreze Dielli”, Linda Pano, Anila Hetoja, Bona Miekley dhe Altin Prenga nga ‘Mrizi i zanave’ na tregojnë mëngjeset e tyre dhe ritualet më të zakonshme që i shoqërojnë ato. Si kanë ndryshuar ndër vite mëngjeset tona? Ndërsa nëpërmjet një lidhje skype nga Firenze, Itali, Lulzim Vulashi, Amadea Stefa nga Austria dhe Katerina Petro nga Uruguai, shqiptarët nëpër botë na tregojnë rreth mëngjeseve tradicionale të vendit ku jetojnë. A përshtaten ata me traditën ushqimore apo gatuajnë traditat shqiptare?   

  • VIDEO

    Ahmetaj në RAI3, Koçi: Intervista e korruptuar jo filmim i fshehtë,Çollaku: Të hetoje SPAK

    Ahmetaj në RAI3, Koçi: Intervista e korruptuar jo filmim i fshehtë,Çollaku: Të hetoje SPAK

  • VIDEO

    Ky është mëngjesi ideal! Po ju çfarë hani? Hidhini një sy çfarë sugjeruan të ftuarit në Rreze Dielli

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm. Duke qenë vakti i parë pas zgjimit, ai duhet të na japi energji të mjaftueshme për të gjithë ditën si dhe të gjitha sfidat që na presin. Çfarë konsumojmë për mëngjes? Të ftuarit ne studion e “Rreze Dielli”, Linda Pano, Anila Hetoja, Bona Miekley dhe Altin Prenga nga ‘Mrizi i zanave’ na tregojnë mëngjeset e tyre dhe ritualet më të zakonshme që i shoqërojnë ato. Si kanë ndryshuar ndër vite mëngjeset tona? Ndërsa nëpërmjet një lidhje skype nga Firenze, Itali, Lulzim Vulashi, Amadea Stefa nga Austria dhe Katerina Petro nga Uruguai, shqiptarët nëpër botë na tregojnë rreth mëngjeseve tradicionale të vendit ku jetojnë. A përshtaten ata me traditën ushqimore apo gatuajnë traditat shqiptare?   

  • VIDEO

    Byrek me qepë dhe domate nga zonja Albana/ Ja si ta përgatisni byrekun më të shijshëm

    Byrek me qepë dhe domate

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 500 gr miell
    • 1 lgj kripë
    • 250 ml ujë i vakur

    Për mbushjen:

    • 3 kokrra qepë
    • 3 kokrra domate
    • 3 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Përgatisim fillimisht mbushjen me qepë e domate. Grijmë shumë hollë qepët dhe i skuqim me vaj ulliri derisa të marrin një ngjyrë të artë. Gjatë skuqjes hedhim kripë dhe pak piper. Ndërkohë pasi kemi larguar cipën e domateve i grijmë në сора të vogla dhe i hedhim në tiganin ku kemi skuqur qepët dhe vijojmë t'i skuqim derisa domatet të treten dhe masa të bëhet në formën e salcës kompakte. E lëmë të ftohet dhe përgatisim brumin e byrekut. Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes, hedhim një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me duar derisa të krijohet një masë kompakte të cilën e ndajmë në dy pjesë të barabarta. Pjesën e parë të brumit e ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe secilin prej topthave nisim t'i hollojmë në petë të vogla. Të gjitha petat e hapura i vendosim njëra mbi tjetrën duke spërkatur secilën me disa pika vaj ulliri. Hapim një petë të madhe dhe e shtrojmë në tepsi. Vendosim mbushjen me qepë e domate dhe shtrojmë petën tjetër, të cilën e hapim njësoj si të parën. Kujdesemi që të bashkojmë mirë anët e të dyja petave. Byrekun e spërkasim me disa pika vaji ulliri në pjesën e sipërme dhe e vendosim për t'a pjekur në furrë në 200 gradë për rreth 30 minuta.

  • VIDEO

    Domate sufle nga zonja Albana / Provojeni këtë recetë fantastike

    Domate sufle

    Përbërësit:

    • 6 domate të rrumbullakëta
    • 25 gr gjalpë
    • 25 gr miell
    • 2 lgj pana
    • 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
    • ½ lk sinap pluhur
    • 5 të bardha vezësh
    • 4 të verdha vezësh
    • Kripë, piper
    • Arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht ngrohim furrën në 220°C. Me një lugë të vogël gërryejmë domatet (mbledhim në një tigan tulin dhe farat) dhe i vendosim përmbys të thahen mbi një letër kuzhine. Gatuajmë tulin dhe farat në zjarr të ulët për 3 minuta, më pas hedhim salcën me një kullesë në një tas dhe e lëmë mënjanë. Shkrijmë në zjarr të ulët gjalpin, shtojmë miellin dhe e gatuajmë për 1 minutë duke e përzier vazhdimisht. Heqim tiganin nga zjarri dhe shtojmë pak nga pak salcën e përgatitur dhe panën. Vendosim sërish tiganin në zjarr dhe gatuajmë salcën për 2 minuta duke e përzier derisa të fitojë dendësinë e duhur. E heqim nga zjarri, shtojmë djathin kaçkavall, sinapin, arrën moskat dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. E lëmë të ftohet për 10 minuta. Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve në marengë. Hedhim të verdhat një nga një në salcë duke i rrahur, më pas shtojmë pak nga pak marengën. Mbushim domatet me këtë masë, i vendosim në një tavë të mbuluar me letër. Ulim temperaturën e furrës në 200°C dhe pjekim domatet sufle për 15-20 minuta.

  • VIDEO

    Sallatë me patate të reja dhe mollë nga zonja Albana

    Sallatë me patate të reja dhe mollë

    Përbërësit:

    • 900 gr patate të reja
    • 2 mollë jeshile
    • 4 qepë të njoma
    • 4 degë selino
    • 150 ml majonezë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një enë me ujë të kripur e të valuar ziejmë patatet për 20 minuta derisa të zbuten. I kullojmë mirë dhe i vendosim në një tas për sallatë. Lajmë mollët, heqim farat, i presim në kubikë dhe i shtojmë tek patatet së bashku me qepët e njoma dhe selinonë e grirë. Shtojmë majonezën, hedhim kripë e piper sipas dëshirës dhe e përziejmë mirë. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë sallatën me patate dhe mollë në temperaturë ambienti.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 5 qershor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga dalin detaje nga jeta luksoze e Ahmetajt në Zvicër te kush e rrahu Ramën e deri tek zyrtari i shtetit punon si berber gjatë orarit të punës.

  • VIDEO

    Në reportazhin e RAI, Ahmetaj i dehur! Debate në studio: Shqipëria, krimi dhe turizmi (3 qershor 2024)

  • VIDEO

    Deputeti përlotet në studio, Sula: Jemi keq, krimi dhe bandat po....

    Deputeti Dashnor Sula komentoi në Frontline Intervieë në Report Tv investgimin e Rai 3 për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama.

  • VIDEO

    “Do ti mbroj agresoret e Mëngjesit”, avokati Idajet Beqiraj tregon arsyet

    Avokat Idajet Beqiri foli në lidhje Skype për Marsela Karapançon në 'Frontline Interview' ku komentoi dhunën barbare ndaj avokat Sokol Mëngjesit dhe bojkotin e shpallur nga Dhoma e Avokatisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv