’E la babain me dy të mitur,iku u martua në…’/E reja:10-vite larg,nëna ta kthejë kokën pas

6 Qershor, 19:22

 

Dy të rinj asokohe Fatosi dhe Irma të dashururuar vendosën të krijojnë familjen e tyre të vogël. Ata u bënë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe djali. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë mes tyre, filluan konfliktet në çift për shkak të kushteve të vështira që jetonin. Burrë dhe grua u munduan të gjenin gjuhën e përbashkët mes njëri-tjetrit, por fatëkeqëisht mes tyre kishte marrë fund. Fatosi i drejtohet gjykatës për të nisur proçesin e divorcit me bashkëshorten e tij, Irma. Në vitin 2015 gjykata vendos që fëmijët të qëndrojnë me babain dhe nëna të paguante detyrimet ushqimore. Irma u largua nga jeta e fëmijëve të saj, për të mos e kthyer kurrë kokën mbrapa. Teksa kanë kaluar 9 vite, Marsida dhe Sentiliani tashmë në një moshë madhore nuk kanë pasur asnjë kontakt me nënën e tyre.