• VIDEO

    Bamje me salcë domatesh nga zonja Albana/ Gjella më e mirë me bamje që keni provuar

    Bamje me salcë domatesh

    Përbërësit:

    • 1 kg bamje
    • 1 kokërr qepë
    • 1 domate
    • 1 lgj salcë domate
    • 1 spec të kuq
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 tufë majdanoz
    • Pas spec djegës
    • Piper i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht i vendosim bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull. Më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe pastrojmë fundin e tyre. Kaurdisim një qepë të grirë imët në vaj ulliri, Më pas shtojmë specin e kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë bamjet dhe salcën e domates së bashku me domaten të grirë në rende. E trazojmë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër, shtojmë ujë të ngrohtë dhe i lemë bamjet të gatuhen sa më avash në temperaturë të ulët.       

  • VIDEO

    Pastiçe orientale me petë nga zonja Albana/ Shije fantastike, e lehtë në përgatitje

    Pastiçe orientale

    Përbërësit:

    • 500 gr makarona
    • 300 gr kima
    • 300 gr domate të freskëta
    • 1 gotë e vogël verë e bardhë
    • 1 kokërr qepë
    • 2 lgj galetë
    • 1 kanellë
    • 2 lgj gjalpë
    • 150 gr djath i grirë
    • Vezë sipas dëshirës
    • Kripë, arrë moskat
    • Petë të gatshme

    Përgatitja:

    Ziejmë makaronat me ujë të bollshëm me kripë. Në një tenxhere skuqim qepën e grirë hollë me pak vaj derisa të zverdhet. Shtojmë kimanë duke e kaurdisur, e shuajmë me verë dhe më pas shtojmë domatet e grira dhe i lëmë të gatuhen. Tek makaronat që kemi zjerë shtojmë dy lugë gjalpë, djathin dhe vezët e rrahura. Trazojmë kimanë bashkë me makaronat.  Në tavë shtrojmë 3-4 petë të spërkatura me gjalpë, hedhim makaronat dhe sërish petë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celius.

  • VIDEO

    Petulla si qofte me erëza dhe domate / Super shije, pa kosto fare nga zonja Albana

    Qofte me erëza dhe domate

    Përbërësit:

    • 5 domate
    • 1 qepë e thatë
    • 2 qepë të njoma
    • 1 vezë
    • 3-4 lgj miell
    • 1 fç djathë i grirë
    • 1 tufë dhjozëm
    • 1 lk kripë
    • 1 lk piper i kuq
    • Spec djegës
    • Trumëz
    • Rozmarinë
    • Piper i zi

    Përgatitja:

    Presim domatet dhe qepët në kubikë të vegjël. Bashkojmë të gjitha produktet në një tas dhe punojmë mirë brumin e qofteve. I marrim lugë-lugë dhe i skuqim me vaj të bollshëm.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 6 qershor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga vizita 150 minutëshe e Melonit në Shqipëri te vulëshiturit e deri tek firmoset çmenduria e radhës, edhe korrupsioni do të jepet me PPP.

  • VIDEO

    Episodi i Rai 3, deputeti Petro Koçi në Repolitix: Biseda me Ahmetaj nuk ishte kamera e fshehtë, s'luftohet korrupsioni me intervistë të korruptuar

    Në Repolitix në Report Tv, të ftuarit debatuan mbi investigimin e Rai 3. Deputeti socialist Petro Koçi shprehet se biseda e gazetarit italian me Arben Ahmetaj nuk ishte kamera e fshehtë.

    • VIDEO

      Vakanca në Bashkinë e Himarës, Marin Suli në 'Repolitix': Të dielën emërohet në krye Arqile Bollano

      Në pjesën e dytë të Repolitix mbrëmjen e sotme në Report Tv u diskutua zhvillimi i fundit në Himarë, teksa Blerina Bala dha dorëheqjen nga kreu i bashkisë pas vakancës së krijuar nga ikja e Jorgo Goros.

    • VIDEO

      Rama-Meloni hodhën poshtë akuzat për marrëveshjen/ Nesturi në 'Repolitix': Zgjasim dorën sepse na e kanë zgjatur! Çaça: Në Shqipëri po bëhet eksperiment

      Konferenca e sotme nga Shëngjini mes Ramës dhe Melonit u diskutua me analistët në 'Repolitix'. 

    • VIDEO

      Galdini bën veprimin e pazakontë në 'Repolitix', ulet në mes të studios: Të qajmë për Ramën dhe Melonin

      Analisti Arian Galdini bëri një veprim të pazakontë në emisionin Repoltiix mbrëmjen e sotme, teksa po analizonet konferencën e sotme Rama-Meloni nga kampi i refugjatëve në Shëngjin.

    • VIDEO

      'Kurti ndërhyri në zgjedhjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë', nënkryetari i LDK-së: Shqipëria dhe Kosova po pengojnë njëri-tjetrin

      Lutfi Haziri nënkryetari i LDK-së në Kosovë, foli në 'Studio Live', ku komentoi marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të burgosurit danez në burgun e Gjilanit dhe ndërkohë analizoi dhe marrëdhëniet e tanishme Kosovë-Shqipëri, ku bëri me faj Kurtin për ftohjen e marrëdhënieve.

    • VIDEO

      Bujari, rrobaqepësi i VIP-ave me pasion peshkimin

      Personazhi i radhës në “Një nga ne” është Bujar Muçaj me profesion rrobaqepës. Ishte vetëm 12 vjeç kur mësoi të qepte për herë të parë. Sot vazhdon të punojë, edhe pse ka dalë në pension. Ndihmesë të madhe ka bashkëshorten e cila e ndihmon të mbyllë porositë në kohë. Edhe pse dyqanet e veshjeve janë të pafundme, ai pohon se puna vijon me të njëjtat ritme si dikur ndërsa së fundmi ka bashkëpunuar edhe me klientelë Vip. Pasi konsumon kafen e mëngjesit, pjesën tjetër të ditës e kalon në rrobaqepësi. Merret me riparime, qep kostume, fustane, këmisha, çdo gjë në varësi të kërkesave. Përkushtimi, pasioni dhe kujdesi është si në ditën e parë. Zhurma e makinës qepëse i është kthyer në melodinë e ditës.

    • VIDEO

      13 vite në arrati, arrestohet në Fier. Softa: 61 vjeçari jetonte në shtëpi me armë e automatikë

      Në Studio Live, eksperti Fatjon Softa komentoi edhe arrestimin e Pjeter Pacani, i dënuar 25 vite për vrasje nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi vrau dy persona në vitin 2011.

    • VIDEO

      Portali denigrues ndaj drejtuesve të policisë, Fatjon Softa: Mund të jetë dhe gjobvënie

      Eksperti i sigurisë në Studio Live dha edhe një koment ndër të tjera për rastin e lajmeve të rreme përmes një portali të hapur nga një drejtues i AMP-së i cili denigronte figura të larta të policisë së shtetit.

      'Ishte rast që tregon se brenda strukturuar ka dhe persona që përdorin portale për presion, por mund të jenë edhe për gjobëvënie. Shpesh këto portale kishin informacion për persona brenda policisë. Duke përfituar nga agjenci që kanë akses në informacion i kanë përdorur. I kanë denigruar drejtuesit e lartë për të bërë karrierë. Janë përdorur për qëllime të caktuara por nuk dimë se kush janë qëllimet. Jemi sot në një luftë hibride. Puna e policisë gjatë 2023 e deri tani ka disa rezultate të arritura.'

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv