• VIDEO

    'Nëse bëhet vetting, 30% e avokatëve nuk janë më', Idajet Beqiri: Kanë ndërruar emrat, janë marrë me trafiqe qëniesh njerëzore

    Avokat Idajet Beqiri foli në lidhje Skype për Marsela Karapançon në 'Frontline Interview' ku komentoi dhunën barbare ndaj avokat Sokol Mëngjesit dhe bojkotin e shpallur nga Dhoma e Avokatisë.

  • VIDEO

    Më dënuan se nuk njihja operativin tim!

     

    Ishte viti 1964. Nisur prej shumë rrethanave, Zef lekaj vendos ta lërë qytetin e tij të lindjes Shkodrën dhe të përqafojë një mundësi të re në qytetin e Kuçovës. Koha do të tregonte se kjo mundësi, do ti shtronte atij rrugën drejt kulmit në karrierën muzikore, por njëkohësisht, pas 15 viteve jetë atje, e priste edhe një stacion i vështirë, më i dhimbshmi i jetës së tij, kur të gjithë ëndrrat, projektet arritjet jetësore e profesionale do ti shembeshin përdhe. Në Kuçovë, në një sallë të mbushur plot, ai do të demaskohej si një kundërshtar i komunizmit dhe do të prangosej edhe pse në moshë të thyer në prag pensioni, për të nisur rrugën e vështirë të burgjeve…. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

  • VIDEO

    'Nuk i gjej fjalët', Dashnor Sula në 'Frontline Interview' komenton investigimin e Rai 3: Kam thënë në parlament, Arben Ahmetaj do jetë tmerri juaj

    Deputeti Dashnor Sula komentoi në Frontline Intervieë në Report Tv investgimin e Rai 3 për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Qershor 2024 – Receta/ Gjyshërit në kohët moderne/ Fotografi i botës së egër

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë në furrë me bizele, karrota e patate / Supë me miell misri dhe perime / Kek me kajsi të freskëta.

    Gjenerata e gjyshërve të sotëm, të cilët lundrojnë në rolet e tyre si mosha e tretë e familjes, përballen me një botë prindërore, krejtësisht të ndryshme nga ajo në të cilën ata rritën fëmijët e tyre. Demografia dhe teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si gjyshërit qëndrojnë të lidhur me nipërit e mbesat. Megjithatë, baza qëndron, shumica e gjyshërve e shohin veten si një burim njohurie e udhëzimi dhe ofrojnë mbështetje fizike dhe emocionale. Dhe, sikurse brezat para tyre, ata duan të jenë pranë nipërve e mbesave të tyre. Por sa të përfshirë janë gjyshërit sot në rritjen e nipave dhe mbesave, si po ndryshon raporti mes brezave… Në studion e “Rreze Dielli” Meri Mezini, Luiza Ruçi dhe Gonxhe Voja, tre gjyshe rrëfejnë 'gjyshërimin e tyre' si dhe dedikimet për nipërit dhe mbesat me këngë, libra e piktura.

    Fotografi shkodran Jetmir Troshani punon si menaxher projektesh dhe pedagog në Universitetin e New Yorkut në SHBA. Ai është shumë i apasionuar pas fotografisë së jetës së egër ku ka realizuar dhe disa ekspedita në vende të ndryshme të botës. Pasioni i tij për fotot është i fokusuar tek flora dhe Fauna me kafshë të egra nga të gjithë llojet. Ai nuk e harron në asnjë moment vendlindjen e tij, duke u munduar që sa më shumë ta promovojë florën dhe faunën shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar shumë fotografi të bukura të shpendëve dhe kafshëve të egra në vende të ndryshme.

  • VIDEO

    Bredh gjithë botën për të fotografuar botën e egër / Njihuni me pedagogun shkodran

    Fotografi shkodran Jetmir Troshani punon si menaxher projektesh dhe pedagog në Universitetin e New Yorkut në SHBA. Ai është shumë i apasionuar pas fotografisë së jetës së egër ku ka realizuar dhe disa ekspedita në vende të ndryshme të botës. Pasioni i tij për fotot është i fokusuar tek flora dhe Fauna me kafshë të egra nga të gjithë llojet. Ai nuk e harron në asnjë moment vendlindjen e tij, duke u munduar që sa më shumë ta promovojë florën dhe faunën shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar shumë fotografi të bukura të shpendëve dhe kafshëve të egra në vende të ndryshme.

  • VIDEO

    Vjehrrat dhe gjyshet tregojnë për çfarë debatojnë me nuset

    Gjenerata e gjyshërve të sotëm, të cilët lundrojnë në rolet e tyre si mosha e tretë e familjes, përballen me një botë prindërore, krejtësisht të ndryshme nga ajo në të cilën ata rritën fëmijët e tyre. Demografia dhe teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si gjyshërit lidhen dhe qëndrojnë të lidhur me nipërit e mbesat. Megjithatë, baza qëndron, shumica e gjyshërve e shohin veten si një burim njohurie e udhëzimi dhe ofrojnë mbështetje fizike dhe emocionale. Dhe, sikurse brezat para tyre, ata duan të jenë pranë nipërve e mbesave të tyre. Por sa të përfshirë janë gjyshërit sot në rritjen e nipave dhe mbesave, si po ndryshon raporti mes brezave… Në studion e “Rreze Dielli” Meri Mezini, Luiza Ruçi dhe Gonxhe Voja, tre gjyshe rrëfejnë 'gjyshërimin e tyre' si dhe dedikimet për nipërit dhe mbesat me këngë, libra e piktura.  

  • VIDEO

    Kek me kajsi të freskëta nga zonja Albana

    Kek me kajsi të freskëta

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 100 ml qumësht
    • 80 ml vaj
    • 140 gr sheqer
    • 3 vezë
    • 4-5 kajsi të pjekura mirë
    • 1 pako pluhur fryrës për ëmbëlsira
    • Sheqer pluhur sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Në një enë të thellë hedhim vezët dhe i përziejmë me anë të një rrahësi elektrik ose një piruni. Kur vezët të jenë rrahur mirë, shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë me përzierjen derisa të shikojmë që kokrrizat e tij janë shkrirë plotësisht. Më pas shtojmë qumështin dhe pak vaj. Teksa vijojmë me përzierjen, shtojmë pak nga pak edhe miellin bashkë me fryrësin për ëmbëlsira. Kur të jetë formuar një masë brumi kremoze e trashë dhe pa kokrra hedhim gjysmën e tij në një tavë rrethore. Ndërkohë presim në copëza të vogla kajsitë dhe i vendosim në një enë duke i përzier me dy lugë sheqer. Pasi t’i kemi përzier mirë, shtojmë kajsitë në qendër të brumit dhe më pas hedhim pjesën tjetër të brumit. Tundim paksa tavën në mënyrë që brumi të shtrihet në të gjithë sipërfaqen e saj dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 35-40 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius. E servirim kekun sipas dëshirës me pak sheqer pluhur sipër.

  • VIDEO

    Pulë në furrë me bizele, karrota e patate nga zonja Albana

    Pulë në furrë me bizele, karrota e patate

    Përbërësit:

    • 1 pulë e vogël
    • 3-4 lgj gjalpë
    • 1 kokërr qepë
    • 1 gotë bizele
    • 3-4 karrota
    • 4-5 patate
    • 1/2 gotë verë
    • 3-4 domate
    • 1 tufë mjadanoz
    • 1 tufë kopër
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim pulën në racione, e pudrosim me kripë e piper, e kalojmë pak në miell dhe e skuqim me pak gjalpë nga të gjitha anët. Hedhim qepën e grirë në kubikë të vegjël dhe pasi të skuqet e shuajmë me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet, pasi i kemi hequr cipën dhe i kemi prerë në feta të vogla. Hedhim pak ujë dhe vendosim enën në furrë që pula të piqet përgjysëm. Gjatë kësaj kohe, përvëlojmë bizelet në ujë të vluar dhe së bashku me karrotat e prera në feta dhe patatet pasi i kalojmë pak në tigan me pjesën tjetër të gjalpit që mbeti, i bashkojmë me mishin. Nga fundi i pjekjes shtojmë kripë, piper, kopër, majdanoz të grirë hollë si dhe pak ujë në qoftë se ka nevojë.  E mbulojmë me kapak dhe e vendosim përsëri në furrë që të përfundojë pjekja edhe për 20 minuta. E shërbejmë të ngrohtë, mishin e vendosim në mes të pjatës kurse zarzavatet anash dhe sipër u hedhim salcën e tyre.

  • VIDEO

    Supë me miell misri dhe perime nga zonja Albana

    Supë me miell misri dhe perime

    Përbërësit:

    • 200 gr miell misri i bardhë
    • 50 gr presh
    • 30 gr karota
    • 40 gr rrepë e bardhë
    • 50 gr lulelakër
    • 50 gr brokoli
    • 800 ml brodo perimesh
    • 1 degë borzilok
    • 50 gr finok
    • 50 gr kungull
    • 40 gr lakër
    • 2 gr spec djegës i freskët
    • 60 gr salcë domatesh
    • 20 gr vaj ulliri
    • ½ lugë kafeje kripë
    • 1 gjethe dafine

    Përgatitja:

    Presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël. Në një tenxhere ose tigan, ngrohim vajin dhe vendosim gjethen e dafinës, preshin, karotën, rrepën e bardhë dhe kripën. I kaurdisim në zjarr të mesëm për 3 minuta duke i përzier me një lugë druri. Më pas shtojmë kungullin, lulelakrën dhe finokun dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3 minuta. Shtojmë më pas salcën e domates, specin djegës të grirë dhe vijojmë gatimin për 3-4 minuta në zjarr të moderuar. Shtojmë brodon e perimeve dhe e  lëmë supën të ziejë për 20 minuta në zjarr të mesëm. Pas 10 minutash shtojmë miellin e misrit, brokolin dhe lakrën të prerë në copëza. E përziejmë mirë dhe vijojmë me zierjen e supës. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe borzilok.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 4 qershor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës për pagën 900 euro te opozita kërkon debat në Parlament për investigimin e "Rai 3" e deri tek Broja dhe Asani ,Shqipëria ndez motorrët.

  • VIDEO

    Spahiu ‘përplaset’ me Salianjin: Kampi i emigrantëve nuk dëmton turizmin në Lezhë

    Juristi Kreshnik Spahiu debatoi me deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me kampin për emigrantët që do ngrihet në Shëngjin dhe Gjadër pas marërveshjes me Italinë. Spahiu tha në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv se është një gënjeshtër të thuash që do dëmtohet turizmi dhe imazhi i vendit nga ky kamp.

  • VIDEO

    REPLIKAT/ Muça akuza Salianjit: Ju e gatuat brumin për RAI! Deputeti: S’ka lidhje! Gazetari: Pse e keni kompleks?

    Gazetari Flogert Muça i ftuar bë emisionin 5 pyetjet nga Babaramo akuzoi Rithemelimin se ka gatuar ‘brumin’ për emisionin Report në RAI 3, i cili ka publikuar 2 episode për Shqipërinë. Deputeti demokrat Ervin Salianji hodhi poshtë akuzat.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv