Zog në furrë me bizele, karrota e patate nga zonja Albana

29 Prill, 12:07

Zog në furrë me bizele, karrota e patate

Përbërësit:

  • 1 zog 1 kg
  • 4-5 lgj gjalpë
  • 1 gotë bizele
  • 4-5 karrota
  • 5-6 patate
  • 1/2 gotë verë
  • 4-5 domate
  • 1 kokërr qepë
  • 1 tufë majdanoz 
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim zogun në racione, e lajmë dhe e thajmë mirë. Më pas e pudrosim me kripë e piper, e kalojmë pak në miell dhe i skuqim me pak gjalpë nga të gjitha anët. Hedhim qepën e grirë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim, më pas e shuajmë me verë dhe shtojmë domatet të prera në feta të vogla. Hedhim pak ujë dhe e vendosim tavën në furrë që zogu të piqet përgjysëm. Gjatë kësaj kohe, bizelet i përvëlojmë në ujë të vluar dhe së bashku me karrotat të prera në feta i kalojmë pak në tigan me pjesën tjetër të gjalpit që mbeti dhe i bashkojmë me mishin. Nga fundi i pjekjes (15 minuta) shtojmë edhe patatet e prera e të kaluara në tigan me gjalpë që të përfitojnë pak ngjyrë. Shtojmë kopër në tavë, majdanoz të grirë hollë, pak ujë në qoftë se ka nevojë si dhe kripë e piper. E mbulojmë me kapak dhe e vendosim përsëri në furrë që të përfundojë pjekja edhe për 20 minuta të tjera.