Pite tigani nga zonja Albana

5 Prill, 12:24 | Përditesimi i fundit: 2024-04-05 12:27:11

Pite tigani

Përbërësit:

  • 4 gota miell
  • 1 e 1/2 lç kripë
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 1 vezë
  • 1 gotë kos
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Qumësht sa të marrë
  • Pak gjalpë

Përgatitja:

Shtojmë tek mielli kripën dhe pluhurin pjekës. Rrahim vezën me kosin dhe e hedhim në miell. Shtojmë qumështin pak nga pak, aq sa kërkon masa për të formuar një brumë me fortësi mesatare jo të butë. Në fund shtojmë dy lugë vaj ulliri dhe e ngjeshim brumin mirë. E ndajmë në topa, i mbulojmë me qese kuzhine ose pecetë dhe i lëmë të pushojnë për 20 minuta. Më pas i hapim në madhësinë e një pëllëmbe dhe i skuqim në tigan. I servirim të ngrohta spërkatur me pak gjalpë.