Bamje me mish pule /Ja një mënyrë ndryshe e gatimit të bamjeve nga Alfred Rapo

4 Prill, 12:06

Bamje me mish pule në furrë

Përbërësit:

  • 500 gr bamje
  • 1 pulë e vogël
  • 1 qepë e madhe
  • 1 lgj salcë domate
  • 3 domate
  • 3 thelpinj hudhër
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 2 gjethe dafine
  • 1 koncentrat pule
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 star anise
  • Kripë, piper
  • Fara speci djegës

Përgatitja:

Kaurdisim pulën e marinuar në yndyrë, e largojmë dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepët e prera në gjysëm hëne derisa të zverdhen duke i shtuar kripë. Shtojmë salcën e koncentruar dhe domatet e prera në kubikë. Rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike. Në tavë shtojmë bamjet e ngrira, siper vendosim salcën dhe pulën në mes të tavës. E mbulojmë tavën me letër pjekje dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.