Supë peshku me merluc, shumë shije nga Alfred Rapo

4 Prill, 12:01

Supë peshku me merluc

Përbërësit:

  • 3-4 peshq merluc
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 1 qepë
  • 1 degë selino
  • 2 koncentrat perimesh
  • 2 gjethe dafine
  • 2 limona
  • 1 vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë peshkun në ujë me pak kripë për rreth 10 minuta. E heqim nga tenxherja, e lëmë në një pjatë të ftohet dhe më pas e pastrojmë nga shtylla kurrizore. Kullojmë lëngun, shtojmë koncentratin dhe hedhim me rradhë qepën, patatet, karotat, selinonë, të gjitha në kubikë, kripë, piper, gjethe dafine, pak fara speci. Pasi perimet kanë zjerë shtojmë copat e merlucit. Në fund e presim supën me vezë dhe limon dhe e servirim të ngrohtë me pak vaj ulliri, feta limoni dhe bukë të thekur.