Byrek me pulë, presh dhe speca nga zonja Albana

13 Mars, 12:38

Byrek me pulë dhe perime

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 2 speca jeshil
  • 2 presh
  • 1 qepë
  • 3 karrota
  • 100 gr oriz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Peta të gatshme

Përgatitja:

Pulën e pastrojmë nga lëkura dhe e vendosim të ziejë në tenxhere me ujë të ftohtë. Presim specat, preshin e qepën imët dhe karrotën në rende. Në një tigan me vaj të nxehur kaurdisim perimet, kur të zbuten perimet shtojmë pulën e copëtuar, orizin dhe dy filxhanë lëng mishi. Në një tepsi shtrojmë 2 petë byreku të gatshme, vendosim mbushjen, sipër mbushjes vendosim petat e tjera të rrudhosura. E vendosim byrekun në furrë në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të artë.