Gjellë me lakër në furrë nga zonja Albana

13 Mars, 11:30

Gjellë me lakër në furrë

Përbërësit:

  • 1/2 lakër të bardhë
  • 1 filxhan oriz
  • 2 qepë mesatare
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 2 domate
  • Spec të kuq të bluar
  • Spec djegës
  • Kripë, piper i zi, kerri

Përgatitja:

Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë lakrën e grirë, kripën dhe specin e kuq të bluar. E trazojmë për pak minuta, shtojmë 3 filxhanë ujë të vluar dhe pas 10 minutave shtojmë orizin. E lëmë gjellën të vlojë në zjarr mesatar, duke e përzier shpesh. Pak para se të përfundojë zierja, shtojmë domaten e qëruar dhe të grirë, piperin, kerrin dhe specin djegës. E lëmë të vlojë disa minuta, e kalojmë gatimin në një tavë për pjekje dhe e lëmë të piqet ngadalë në furrë të nxehur më parë.