Çorba e Hasit me miell misri, kos dhe të brendshme nga zonja Albana

13 Mars, 12:44

Çorba e Hasit me miell misri, kos dhe të brendshme

Përbërësit:

  • 300 gr miell misri
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 250 - 300 gr të brendshme qengji
  • 2 gota kos
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë çaji kripë

Përgatitja:

Të brendshmet e qengjit i lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të ziejnë. Në një enë tjetër shtojmë vajin e ullirit, hedhim miellin e misrit dhe e trazojmë derisa mielli të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Më pas shtojmë hudhrën e shtypur dhe lëngun që kemi përftuar gjatë zierjes së të brendshmeve dhe vazhdojmë trazimin derisa masa të marrë trajtën e supës. E lëmë çorbën të zjejë për rreth 10 minuta, më pas shtojmë të brendshmet e ziera të prera në copëza të vogla. I lëmë të ziejnë edhe për 2-3 minuta dhe e heqim enën nga zjarri duke shtuar në fund kosin.