Humbja e të riut vlonjat, flet i vëllai: Shoku di të vertetën, dikush më telefonoi…

7 Mars, 18:51 | Përditesimi i fundit: 2024-03-07 18:51:29

Dy shokë u futën me mjet lundrimi në mes të natës në detin e trazuar në zonën e Pashalimanit të Gjirit të Vlorës. Varka e tyre u përmbyt nga dallgët e detit dhe vetëm njëri nga ata arriti të mbijetonte, ndërsa Aleks Koçiraj nuk u bë i gjallë. Aleks Koçiraj dhe shoku i tij Rinald Jaupi vendosën të futeshin në det me një mjet lundrues. Vëllai i Aleksit, Hamiti e shoqeroi te vellain dhe vete qëndroi në buzë të detit. Ai e ndoqi me sy derisa dy te rinjte humben mes erresieres se asaj nate. Hamiti kurre nuk e kishte menduar se ky ishte takimi i fundit me te vellain. Nje nate qe do skalitej fort ne kujtesen e tij dhe nje tragjedi qe do te trondiste familjen Koçiraj. Pas 1 ore Rinald Jaupi kthehet me not në breg. Ai e informon Hamitin se nga dallagët e trazuara, mjeti i lundrmit u përmbyt dhe Aleksi nuk ia doli të mbijetonte. Ne gjendje shoku Hamiti lajmëron menjehere policinë e Vlorës dhe këta të fundit mbërritën në vendngjarje. Mjetet lundruese të ushtrisë dhe ato te kufirit nisën për të kryer operacionin e kërkim-shpëtimit për 22-vjeçarin asokohe. Kerkimet vazhduan intensivisht edhe ne ditet ne vazhdimi pas ngjarjes. Policia bregdetare dhe polumbarë të kualifikuar kërkuan në një shtrirje më të gjerë gjeografike, por nuk u gjet mjeti lundrues dhe as rrobat e Aleks Koçiraj. Familja dyshon se diçka mund të ketë ndodhur atë mesnatë dhe nuk i besojnë dëshmisë së dhënë nga shoku i Aleksit. I mbijeturi i asaj ngjarje, Rinald Jaupi ka dhënë disa versione të historisë se çfarë ndodhi mbrëmjen e 1 Marsit dhe përgjigjet e tij janë shumë kontradiktore. Pas 4 muaj zhdukje te 37-vjecarit sot, Rinaldi shkëputi çdo kontakt me familjen Koçiraj. Aleks e njihte mirë detin dhe 1 vit para zhdukjes ai kishte punuar si polumbarë. Sot pas 13 vitesh vëllai kërkon të zbulojë çfarë ndodhi atë natë dhe si qendron e verteta e zhdukjes se vellait te tij