-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Shkurt 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Sinoziti, trajtimi alternativ
Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë jahni dhe Krem vanilje.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 12-18 shkurt për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë disi problematike, me ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat, ku vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për sinozitin. Çfarë e shkakton sinozitin, cilat janë simptomat më të shpeshta, por dhe ato disi më të lehta dhe të fshehura. Si të dallojmë dhimbjen e kokës që na vjen nga sinoziti, ajo që na vjen nga çervikalja apo dhimbja e kokës që vjen nga migrena. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kësaj problematike shëndetësore, e cila nëse nuk trajtohet kthehet në kronike dhe si ta kurojmë në pak kohë me metoda natyrale. Specialisti i mjekësisë bimore Merja jep një kurë tepër efikase e cila shpërthen vatrat e sinusitit në pak ditë.
-
VIDEO
Ylli Merja prezanton bimën që largon sinozitin brenda ditës, ja si duhet ta përdorni
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për sinozitin. Çfarë e shkakton sinozitin, cilat janë simptomat më të shpeshta, por dhe ato disi më të lehta dhe të fshehura. Si të dallojmë dhimbjen e kokës që na vjen nga sinoziti, ajo që na vjen nga çervikalja dhe dhimbja e kokës që vjen nga migrena. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kësaj problematike shëndetësore, e cila nëse nuk trajtohet kthehet në kronike dhe si ta kurojmë në pak kohë me metoda natyrale. Specialisti i mjekësisë bimore Merja jep një kurë tepër efikase e cila shpërthen vatrat e sinusitit në pak ditë.
-
VIDEO
Patëllxhanë jahni nga zonja Albana
Patëllxhanë jahni
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2-3 kokrra qepë
- 3-4 domate mesatare
- 1 lugë gjelle salcë
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Patëllxhanët pasi i pastrojmë i presim në copa të mëdha kubike (nëse janë të hidhur i vendosim në ujë me kripë për 30 minuta). Kaurdisim qepën e grirë imët me vaj ulliri, shtojmë domatet pasi i kemi hequr cipën, ose mund të përdorim salcë domate, shtojmë patëllxhanët, pak ujë, kripë dhe i lëmë mbuluar me kapak sa të ulet vëllimi. Më pas hedhim lëng mishi ose ujë sa të mbulohen dhe e lëmë jahninë të gatuhet në zjarr të ulur. Në fund hedhim majdanozin e grirë hollë. Sipas dëshirës këtij gatimi mund t'i shtojmë dhe hudhra.
-
VIDEO
Krem vanilje nga zonja Albana
Krem vanilje
Përbërësit:
- 2 kokrra vezë
- 2 fk sheqer
- 1-2 lgj niseshte
- 4 fç qumësht
- 1 fç ujë
- Vanilje
- Kanellë
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë pak ujë, vaniljen dhe niseshten. E përziejmë mirë dhe duke e përzier pak e nga pak, shtojmë qumështin e nxehtë. E vendosim në zjarr dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të bëhet një masë kremoze. E ndajmë në tasa dhe sipër hedhim nga pak kanellë.
-
VIDEO
Kujdes! Javë problematike për këto shenja… / Horoskopi javor 12-18 shkurt nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 12-18 shkurt për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë disi problematike, me ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat, ku vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.
-
VIDEO
'Nga dje jemi në fushatë' Bledi Çuçi mbledh grupin PS, lë porositë: Dilni sa më shumë në terren! Amnistia penale javën tjetër në Kuvend
Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend.
-
VIDEO
Atentati në Kurbin, i plagosuri Ardjan Gjeloshaj: S'kam konflikte! Gjenden dy makina të djegura pranë urës së Milotit, dyshohet se u përkisnin autorëve
Atentati me armë zjarri, ndaj 51-vjeçarit Ardian Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit ku mbeti i plagosur, ky i fundit dhe u vra ekonomisti i firmës Selman Mihana vijon të mbetet pa autor. Në deklarimet e tij para hetuesve, teksa ka treguar dinamiken e ngjarjes biznesmeni Gjeloshi ka mohuar të ketë konflikte, duke mos e orientuar grupin hetimor drejt një piste hetimi
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 12 shkurt 2024
-
VIDEO
Veri Jug - Bujtina e kuqe dhe muzeu etnografik
Dilaver Dorzi, I zoti I një bujtinë familjare me qëllim zhvillimin e turizmit familjar në Perzë, rrëfen pasionin e mbledhjes së enëve dhe objekteve të vjetra për ngritjen e një minimuzeu, si pjesë të historisë dhe kulturës së jetesës në Pezë.
-
VIDEO
Veri Jug - Peza drejt turizmit elitar dhe familjar (11.02.2024)
Një takim me historinë në njësinë administrative të Pezës, si symbol I lirisë jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Turizmi elitar dhe turizmi familjar me bujtinat e banorëve vendas, si prirje e zhvillimit të ekonomisë së Pezës dhe familjeve, në 10 fshatrat që bëjnë pjesë në hartën e kësaj njësie administrative. Ndalesë në bujtinë e kuqe të familjes Dorzi, brenda së cilës gjejmë një minimuze etnografik me enë dhe objekte të vjetra, si pjesë e kulturës së jetës së pezakëve. Bashkëpunimi mes fermerëve të vegjël për të furnizuar me produkte bio bujtinat e vogla. Këto dhe të tjera, në reportazhin “Peza drejt turizmit elitar dhe familjar” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
PS mbledh Asamblenë, analisti Meçe: Rama i konsoliduar, ka organizmin më të mirë se çdo parti tjetër
Analisti Arben Meçe ka komentuar për Report Tv mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Meçe thotë se në fokus të mbledhjes do jetë riorganizimi i partisë, si edhe një analizë se deri ku janë zbatuar direktivat e lënë në Kongresin që u mbledh pak kohë më parë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 10 shkurt 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Blinken "tmerri" i Berishës vjen në Tiranë te palaço kemi me shumicë e deri tek Muçi te Beshiktashi për 10 mln euro.