-
VIDEO
Lodrat e fëmijërisë së shqiptarëve të para viteve 90 (9 shkurt 2024)
A i mbani mend lodrat e fëmijërisë së shqiptarëve? Cilat ishin ato lodra dhe si luanim ne me to? Të ftuar: Elton Çaushi, Androniki Kolka, Bledar Këneta dhe Marsjola Domi. Sonte, ora 21:00 me Esencë në Report Tv
-
VIDEO
Ligji i ri për Zonat e Mbrojtura, Zhupa në Report Tv: Po bëhet për të plotësuar interesat e oligarkëve
Zhupa, tha se nëse kalon është përfundimisht kalimi i zonave të mbrojtura në zona të pambrojtura dhe kthimi i tyre në sheshe ndërtimi dhe veprimtari ekonomike të oligarkut që do të preferojë pushtetin
-
VIDEO
Me dy fëmijë pa atësi flet e reja: Njëri më vdiq, tjetri më braktisi (9 shkurt 2024)
Ishte viti 2010 kur u martua me shkuesi, për të cilin nuk ishte në dijeni se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Të dy sollën në jetë një vajzë ndërsa 3 vite pas, për shkak të gjëndjes së rënduar nga përdorimi i drogërave kryefamiljari vendosi t’i japë fund jetës. Një ngjarje që tronditi tepër nënën dhe vajzën e mitur asokohe 3-vjeçe. Nëna me të bijën u kthyen tek familja e saj, ku gjithashtu ndihej si një barrë për ta. Pas 5 vitesh 30-vjeçarja vendosi të martohet sërish me një djalë nga Kukësi me të cilin solli në jetë një djalë. Ai u bë gjithashtu baba edhe për vajzën nga martesa e parë e 30-vjeçares. Në fillim çdo gjë shkonte mire, por pas 1 viti kur emigruan drejt Francës për azil, kuksiani nisi të ndryshonte sjellje ndaj bashkëshortes së tij. Në vitin 2020 të ata kthehen sërish në Shqipëri pas refuzimit të azilit në shtetin francez ndërsa kuksiani ushtronte dhunë psikologjike me të shoqen dhe gjithashtu paratë i shpenzonte nëpër lojëra fati. Për shkak të vështirësive 30-vjeçarja u detyrua të marrë dy kredi me emrin e saj. E vetmja që punonte dhe siguronte bukën e gojës ishte e reja, e cila këtë situatë e duroi për 5 vite me rradhë, derisa vendosi t’i japë fund edhe pse familja saj ishte kundër këtij vendimi. 1 vit më parë 30-vjeçarja i dha fund kësaj martese duke u larguar bashkë me dy fëmijët, por gjyqin për divorc ajo e hapi në dhjetor të 2023 dhe është ende në proces. Pas ndarjes askush nuk e mbështeti, as familja e saj, as ish-bashkëshorti apo familja e tij nuk u interesua më për djalin 4-vjeçar. Sot ajo mbetur e vetme në mes të katër rrugëve me dy fëmijët e mitur 13 dhe 4 vjeç, gjithashtu edhe me peshën e borxheve në kurriz. E pafuqishme dhe e sfilitur nga jeta kjo nënë vjen të rrëfejë këtë kalvar vuajtjesh në studio.
-
VIDEO
Burgjet mbushen plot, amnistia “ngel” në Kuvend! Kur do të miratohet? (9 shkurt 2024)
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Shkurt 2024 – Receta/ Shëndeti mendor / Me vokalistin e grupit legjendar ‘Elita 5’
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me fasule pllaqi dhe suxhuk / Byrek me maja në kavanoz / Presh me vezë dhe limon.
Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken psikiatre Irena Thoma, flasim për shëndetin mendor, problemet më të mëdha të shqiptarëve dhe grupmoshat më të prekura. Dëmtimi nga paragjykimet dhe nevoja për të marrë trajtimin e duhur. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët e rritjes së problemeve me shëndetin mendor në vendin tonë? Ku jemi si vend krahasuar me botën? A duhen shtuar mjekët psikiatër në vendin tonë? Cilat janë moshat më të prekura dhe arsyet? Pse ky fenomen po prek të rinjtë më tepër dhe pensionistët? Përveç shifrave, problem tjetër që vëmë re tek njerëzit me probleme të shëndetit mendor është edhe mbartja e stigmave shoqërore. Çfarë mund të themi për këtë kategori të prekur? Si mund ta kuptojmë dikë që ka probleme të shëndetit mendor, që nga sjellja e me rradhë? Përveç trajtimit, disa metoda apo këshilla për personat që po kalojnë këtë problem.
Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Tetova e Maqedonisë, me vokalistin e grupit të njohur "Elita 5" Arif Ziberi, i cili na njeh me historinë e elitarëve të pëlqyer kudo e kurdo, këngën më të re të grupit që pritet të lançohet këto ditë si edhe copëza të përditshmërisë dhe jetës së tij. Arifi tregon sekretin e 40 viteve bashkë të grupit legjendar të rrokut “Elita 5” që vijojnë edhe sot të pandarë me të njëjtin pasion dhe entuziazëm. Gjithashtu flasim për historinë e tij të dashurisë mbi tre dekada me bashkëshorten, si ia ngjiti emrin vajzës Elita, e cila duket se ka trashëguar dhe talentin e të atit në muzikë, por jo vetëm…
-
VIDEO
Përgatitje për europianin,a duhet prekur grupi i lojtarëve? Flet tranieri Armando Cungu
-
VIDEO
Viti 2023 rekord turistësh, operatori turistik: Skeptik për shifrat, edhe 2024 do ketë rritje të ndjeshme
Shqipëria për të parën herë ka regjistruar një shifër rekord prej 10.15 milionë turistësh të huaj për vitin që lamë pas. Operatori turistik Besnik Vathi ka komentuar fluksin turistik për Report Tv. Ai thotë se viti 2023 ishte rekord sa i takon numrit të turistëve, por sipas tij nuk është e përcaktuar qartë se sa ka qenë numri i të huajve që janë vizituar vendin tonë.
-
VIDEO
‘Natën e mirë’ kënga më e re e Elita 5 | Arif Ziberi, dashuria, familja dhe sekretet e grupit legjendar
Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Tetova e Maqedonisë, me vokalistin e grupit të njohur "Elita 5" Arif Ziberi, i cili na njeh me historinë e elitarëve të pëlqyer kudo e kurdo, këngën më të re të grupit që pritet të lançohet këto ditë si edhe copëza të përditshmërisë dhe jetës së tij. Arifi tregon sekretin e 40 viteve bashkë të grupit legjendar të rrokut “Elita 5” që vijojnë edhe sot të pandarë me të njëjtin pasion dhe entuziazëm. Gjithashtu flasim për historinë e tij të dashurisë mbi tre dekada me bashkëshorten, si ia ngjiti emrin vajzës Elita, e cila duket se ka trashëguar dhe talentin e të atit në muzikë, por jo vetëm…
-
VIDEO
Përplasja me Vuçiç në OKB, nënkryetari i LDK: Kurti ka dështuar! Serbia damkosi Kosovën në sytë e aleatëve
Kosova dhe Serbia u përplasën në akuza në seancën e Këshillit e Sigurimit të OKB për ndalimi e dinarit. Për presidentin Vuçiç vendimi është sulm ndaj serbëve, ndërsa Kurti tha se po zbaton Kushtetutën dhe se nuk do të lejojnë më që Serbia të financojë kriminelët dhe terroristët.
-
VIDEO
Ja si të kuptoni dikë që ka probleme të shëndetit mendor dhe si ta ndihmoni / Flet psikiatrja
Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken psikiatre Irena Thoma, flasim për shëndetin mendor, problemet më të mëdha të shqiptarëve dhe grupmoshat më të prekura. Dëmtimi nga paragjykimet dhe nevoja për të marrë trajtimin e duhur.
Cilët janë shkaktarët dhe faktorët e rritjes së problemeve me shëndetin mendor në vendin tonë? Ku jemi si vend krahasuar me botën? A duhen shtuar mjekët psikiatër në vendin tonë? Cilat janë moshat më të prekura dhe arsyet? Pse ky fenomen po prek të rinjtë më tepër dhe pensionistët? Përveç shifrave, problem tjetër që vëmë re tek njerëzit me probleme të shëndetit mendor është edhe mbartja e stigmave shoqërore. Çfarë mund të themi për këtë kategori të prekur? Si mund ta kuptojmë dikë që ka probleme të shëndetit mendor, që nga sjellja e me rradhë? Përveç trajtimit, disa metoda apo këshilla për personat që po kalojnë këtë problem…
-
VIDEO
Përplasi për vdekje të miturin që po shtynte makinën e 24 vjeçarit, arrestohet drejtuesi i ‘Benzi’-t që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë
Policia ka arrestuar 20 vjeçarin Elidon Aliu i cili duke drejtuar automjetin tip 'Benz' mbrëmjen e djeshme ka përplasur për vdekje 15 vjeçarin E.Çaushi dhe ka plagosur 24 vjeçarin David Çepe të cilët po shtynin automjetin tip 'Lancia' për shkak se kishte pësuar një defekt.
-
VIDEO
Tavë me fasule pllaqi dhe suxhuk nga zonja Albana
Tavë me fasule pllaqi dhe suxhuk
Përbërësit:
- 400 gr fasule pllaqi
- 2 qepë mesatare
- 3-4 thelpinj hudhër
- 2 speca (jeshil dhe të kuq)
- 1 degë selino
- 1 tufë spinaq
- 2 karrota
- 200 gr suxhuk
- 1 lugë çaji piper i kuq
- 1 filxhan çaji pure domate
- 1 lugë kafeje sheqer
- 1 spec djegës
- 2 gotë lëng mishi ose fasulesh
- Rigon, nenexhik
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fasulet pasi i kemi lënë në ujë të zbuten, i shpëlajmë dhe i vendosim në tenxhere të mbuluara me ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan ngrohim vajin, qepën, karrotat në feta, hudhrat, selinonë, suxhukun, specat dhe purenë e domatës. I përziejmë dhe e lëmë të ziejë 5 minuta. Në fund shtojmë spinaqin, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, spec pikant, nenexhik dhe rigon. Më pas shtojmë fasulet pllaqi jo të ziera plotësisht dhe 2 gota lëng mishi ose lëng fasulesh. Transferojmë gatimin në tavë balte dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.