Meledin Adili është një 26-vjeçar nga fshati Borje i Kukësit, i cili u raportua i zhdukur nga familjarët e tij më datë 4 shtator 2022. Ai u nis për të mbledhur boronica si çdo ditë tjetër për të siguruar jetesën në Bjeshkët e Sharrit të Kosovës, por humbi gjurmët në mënyrë të mistershme dhe ende sot e kësaj dite nuk është kthyer në shtëpi. Meledini doli së bashku me disa shokë dhe në bjeshkë u nda prej tyre. Këta të fundit u kthyen në shtëpi për shkak të kohës së keqe, ndërsa 26-vjeçari dyshohet se ka humbur rrugën për shkak të mjegullës së dendur. Ai ka patur me vete edhe një aparat celular, por pas zhdukjes ai telefon rezultoi i fikur, duke e bërë të pamundur lokalizimin me GPS. Personi i fundit që e pa Meledinin është kushëriri i tij Dëfrim Alija, i cili e ka këshilluar të mos e kalojë kodrën që të nxjerr në tokën e Maqedonisë së Veriut. Kërkimet u shtrinë në fshatin Brod të Komunës së Dragashit, por asnjë gjurmë. Pak ditë pas humbjes autoritetet gjetën edhe disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut ku gjithashtu janë shtrirë kërkimet, por u zbulua se ato nuk i përkisnin Meledinit. Për zhdukjen e tij familjarët kanë bërë denoncim në policinë shqiptare dhe kosovare, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të. Mjegulla dhe terreni i vështirë me shkëmbinj e humnera e kanë bërë shumë të vështirë operacionin e kërkimit, por nuk kanë munguar qentë nuhatës dhe dronët për të mundësuar pamje nga ajëri. Ndërkohë shoku i Meledinit, që vazhdimisht shkonin bashkë për të mbledhur boronica, ka treguar detaje nga zhdukja e tij dhe nga kërkimet që janë bërë nga fshatarët e zonës që nga dita kur u raportua i zhdukur.
Zhdukja e të riut në Kukës/ Babai: Dy burra të panjohur po e kërkojnë djalin në fshat (8 Shkurt 2024)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

