Të gjithë e bullizojnë prej paraqitjes, 33-vjeçarja nga Lushnja:Edhe prindërit më dhunojnë (7 shkurt 2024)

7 Shkurt, 19:23

Majlinda Deneku është një 33-vjeçare nga Lushnja, e cila ka lindur me probleme shëndetësore. Ajo ka një anomali te kyçi i këmbës dhe i është dashur të kryejë disa operacione. 33-vjeçarja nuk mundi të ulej në bankat e shkollës pasi bullizohej nga bashkëmoshatarët. Ajo ka mësuar të flasë dhe të shkruajë nga një shoqe dhe televizori. Majlinda Deneku është dhunuar sistematikisht nga babai dhe i vëllai për shkak se asaj iu vonua pensioni që merrte nga shteti. Ajo ka fjetur në qiell të hapur për disa ditë me radhë. 33-vjeçarja është bullizuar masivisht dhe në rrjetet sociale për shkak të deformimit në fytyrë. Asaj i është dashur të mbyllë rrjetet sociale nga bullizimi. Ajo kalon një kohë realtivisht të gjatë në rrjetet sociale duke folur me njerëz të ndryshëm, ku aty u njoh me Romeon. Edhe pse nuk janë takuar kurrë mes tyre kanë lindur shkëndijat e para të dashurisë. Ajo stepet ta takojë për faktin se ka frikë se e bullizon për pamjen.