Vladimir Miri rezulton i humbur tashmë prej 30 vitesh. I riu nga Fushë-Kruja më datë 2 mars 1994, asokohe vetëm 22 vjeç, vendosë që të emigrojë në shtetin fqinj të Greqisë si shumë shqiptarë të tjerë. Ditën e largimit, nëna e tij ndodhej në punë, ndërsa Vladimiri lë disa të holla në Teqenë e Krujës dhe njofton të afërmit se kishte marrë vendimin për t’u larguar. Pasi mbërriti në Selanik ai njofton familjen dhe i vë në dijeni se kishte filluar punë në një hotel në pronësi të dy vëllezërve grekë. Gjatë kohës që Vladimiri ndodhej në Shqipëri, ishte fejuar me mblesëri me një vajzë nga Kukësi dhe në shtator po të vitit 1994 ata do të martoheshin. Qëllimi i emigrimit të Vladimirit ishte të siguronte të ardhura për familjen e tij dhe ditën e dasmës, mirëpo i riu nga Fushë-Kruja nuk u kthye më kurrë në vendlindje. Më datë 9 shtator në familjen Miri mbërrin një letër që mbante në fund emrin e Vladimirit, ku thuhej se shtëpia duhej bërë gati për dasmën dhe se ai vetë i dërgonte të fala njerëzve të tij dhe të së fejuarës. Për familjen këtu nisën dyshimet e para, pasi shkrimi në atë letër nuk ishte i djalit të tyre. Dita e caktuar për dasmën kaloi dhe Vladimiri nuk u bë i gjallë, ndërsa prindërit e tij asokohe u kërcënuan me jetë, për shkak të prishjes së fejesës. Përgjatë 30 viteve kjo familje ka jetuar me brengë në zemër, me shpresën e madhe se një ditë Vladimiri do të shfaqet në derën që gjithnjë rri e hapur për të… Nëna e tij dhe motra jetojnë me dhimbje në shpirt; stresi dhe ankthi u janë bërë shokë. Çdo datëlindje e Vladimirit kalohet në errësirë dhe në heshtje, ku e vetmja dritë është një lutje për kthimin e tij në shtëpi.
-Zhdukja e fushë-krujësit, shokon e motra: shokët erdhën të plagosur, për vëllain na thanë… (5 shkurt 2024)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor 2025, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor 2025, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor 2025, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor 2025, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor 2025, 22:34

