Lë një letër dhe zhduket pa gjurmë i riu nga fshati Kamqisht i Tepelenës. Hamit Memlika apo Bushi siç thërritej, humbi gjurmët më datë 12 qershor të 2018 për të mos pasur më asnjë komunikim. Ai provoi emigrimin për herë të parë në vitin 2017 dhe u vendos në Spartë të Greqisë për shkak të vështirësive ekonomike. Atje nisi punë si çoban tek një shqiptar që quhet Klement Sina nga fshati Qesarat i Tepelenës ku punoi për afro 1 vit. Ai kishte kontakte të rregullta me familjarët me të cilët komunikonte nëpërmjet rrjeteve sociale apo edhe numrit celular që ai kishte në përdorim. Hamiti shprehej se ishte shëndoshë e mire dhe se nuk kishte asnjë problem. Këto kontakte zgjatën deri në qershor të 2018. Më datë 12 qershor ai ka komunikuar për herë të fundit me vëllanë Ervin Memlikën si çdo herë tjetër. Ndërsa pas 4 ditësh më datë 16 qeshor pronari, Klementi telefonon Ervinin të cilit i pohon se i vëllai nuk ndodhej në stan dhe se kishte ikur. Sipas tij Hamiti kishte shkuar në stan mbrëmjen e datës 15 qershor por të nesërmen ai nuk e kishte gjetur aty. Pasi Ervini takon pronarin fizikisht, ky i fundit i tregon dhe një letër të cilën Hamiti e kishte lënë në tavolinë para se të zhdukej. Pronari e mohon kategorikisht që mes tyre të ketë ndodhur ndonjë zënkë. Pas largimit të tij numri i celularit rezultonte i fikur ndërsa në rrjetin social Facebook ka qenë aktiv edhe 2 herë. Familjarët i kanë shkruar por nuk kanë mundur të marrin asnjë përgjigje. I vëllai ka bërë një denoncim në policinë greke për zhdukjen e Hamitit, por ende asgjë derimë sot. Fatkeqësitë do të ndiqnin njëra-tjetrën, kur një vit pas zhdukjes babai i Hamitit do të ndërronte jetë, e nga gjithë këto tronditje nëna Dituri Memlika ka pësuar një paralizë dhe sot ndodhet në shtrat. Një familje e madhe me 8 fëmijë, djali i katërt Hamiti rezulton i zhdukur prej vitesh. Sot me zemër të ngrirë familja Memlika janë në pritje të një lajmi që mund t'ua qetësojë sadopak zemrën.
La letrën e koduar me plumbin sipër,zhduket i riu/Shoku zbulon keqtrajtimin,vëllai:Armën e mori bosh (11 janar 2024)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33
