Pastiçe me beshamel, djathë dhe kremviçe
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- Djathë të bardhë
- Djathë pice
- Kremviçe
- Kripë, piper
- Për beshamelin:
- 3 lgj niseshte
- 2-3 lgj gjalpë
- 500 ml qumësht
- 3 vezë
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Vendosim makaronat të ziejnë 3 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Në një enë rrahim niseshten me qumështin, e ngrohim duke shtuar vezët më pas, arrë moskat, kripë dhe gjalpë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim makaronat, thërrmojmë djathrat, vendosim kremviçet e prera në rondele hollë dhe sipër shtojmë beshamelin. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.




















