Byrek me koçkulla dhe dhjamushka nga zonja Albana

26 Dhjetor 2023, 12:18

Byrek me koçkulla dhe dhjamushka

Përbërësit:

  • 1 pako petë
  • 300 gr koçkulla
  • 1 qepë
  • 1 lç nenexhik
  • 1 dorë dhjamushka të bagëtisë
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht vendosim koçkullat të ziejnë në ujë me kripë dhe pak vaj ulliri. Më pas kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe nenexhik për aromë si dhe dhjamushkat. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë koçkullat. Hapim petët të cilat i spërkasim shtresa-shtresa me lëng dhë koçkulla. E vendosim byrekun të piqet në furrë ne temperaturën 180 gradë Celsius.