POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Anëtari i Këshillit të PD-së, Edvin Kulluri: Cakaj pa certifikatë, skandal për sigurinë kombëtare

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri ka reaguar lidhur me pajisjen me certifikatë sigurie të ministrit të propozuar të Jashtëm, Gent Cakaj.

Sipas Kullurit, presidenti Meta ka të drejtë që kërkon hetime nga Kuvendi pasi nuk ka mundësi që brenda 24 orësh të vërtetohet pastërtia e figurës. 

“Ky eshte skandal me sigurine kombetare dhe DSIK duhet te pergjigjet ose te mbaje pergjegjesi ligjore! Por skandali me i madh eshte se si ka patur akses ne dokumenta te klasifikuara nje zyrtar i papajisur me Certifikate Sigurie per muaj me radhe! ”- shprehet  anëtari i Këshillit Kombëtarë të PD-së.

Më tej, Kulluri i bën thirrje opozitës që të kthehet urgjent në Kuvend pasi ndryshe do të bëhet palë në cënimin e sigurisë kombetarë.

Reagimi i plotë:

Ose Kryeministri ose Kuvendi duhet te shqyrtojne dhenien e Certifikates se Sigurise per 24 ore Zevendes Ministrit te Jashtem! Kryeministri duket se eshte vete ne krye te ketij skandali, ndaj Presidenti me te drejte kerkon hetim nga Kuvendi! Si ka mundesi qe ne 24 ore qenka verifikuar pastertia e figures kur duhet te shprehen 3 agjensi inteligjence dhe ato partnere, kur 24 ore duhen vetem te mberrijne shkresat me poste?! Ky eshte skandal me sigurine kombetare dhe DSIK duhet te pergjigjet ose te mbaje pergjegjesi ligjore! Por skandali me i madh eshte se si ka patur akses ne dokumenta te klasifikuara nje zyrtar i papajisur me Certifikate Sigurie per muaj me rradhe! Si mund te jete Siguria Kombetare dhe ajo e NATO-s ne duar kaq te papergjegjshme dhe te rrezikshme?! Per kete te jape pergjigje Kryeministri dhe jo te beje batuta per Presidentin! Jemi bere shtet batutash dhe karagjozash qe na perqesh bota e mbi te gjitha kundershtaret tane rajonal apo dhe me gjere! Opozita duhet te kthehet urgjent ne Kuvend dhe ti pergjigjet kerkeses se Presidentit per Komision Hetimor! Ose perndryshe behet pale ne cenimin e Sigurise Kombetare!

Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn duke kërkuar hetime lidhur me figurën e tij. (LEXO KËTU). Ndërkohë që një reagim ka ardhur edhe nga DSIK (LEXO KËTU)

ke.mu.
Komento