Apeli i Vlahutin nga Shishtaveci: Mos ikni nga ky vend i mrekullueshëm, do hapet aeroporti i Kukësit

Ambasadorja e BE, Vlahutin në Shishtavec

KUKES - Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka vizituar Shishtavecin në Kukës. Ajo është pritur nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ndërsa kanë inaguruar edhe rrugën që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.

Vlahutin iu apeloi banorëve vendas që të mos largohen nga ky vend i mrekullueshëm sipas saj, ndërsa me rëndësi cilësoi ndërtimin e rrugës dhe hapjen e aeroportit të Kukësit. Për këtë të fundit, Vlahutin tha se delegacioni i BE në Tiranë ka biseduar me kryeministrin Edi Rama.

Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur. Gjendja e amortizuar dhe mosmirembatja e rruges Kukës-Shishtavec. Kërkohet mirëmbajtje e rrugës. Për hapjen e aeroportin ka lobuar edhe zyra e BE. Kam biseduar me qeverisjen qendore dhe kryeministrin Rama, me hapjen e aeroportit do të ketë zhvillim të Kukësit.

Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Tiranë

l.q.
Komento

Komente

  • GURI-XIXA: 22/05/2018 14:56

    E DIN KJO ZOJA E RANE QE KETU TEK NE NJE CIFTI TE RI QE DUAN TE KRIJOJNE FAMILJE I DUHET TE KURSEJNE 60 VJET PER TE BLERE NJE SHPI,KURSE POLITIKANET TANE HAJDUDA KANE NGA 5 SHPIA.NA THUAJ PAK Z.VLAHUTIN KUJT TJU BESOJME SE DO RREGULLOHET KY VEN HAJNAVE MAJTAS APO DJATHTAS.

    Përgjigju
  • I rropët njerëzit në bileta: 22/05/2018 13:00

    I rropët njerëzit në cmimet e biletave, i rropët të gjallë!

    Përgjigju
  • Tomo: 22/05/2018 12:12

    Po moj zoj ti eke rrogen €3000 ne muaj normal qe Nuk do iknim nga aj vend por me 200 mije leke ne muaj nuk e perballon jetesen

    Përgjigju