Atentati ndaj Taullaut në Lushnje/ Artan Hoxha në ’45 minuta’: Autorët, vrasës me pagesë. S’i afroheshin dot më afër se ishte i shoqëruar

Pak ditë pas atentatit që iu bë biznesmenit Saimir Taullau jashtë lokalit të tij në Lushnje, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka thënë se këto ngjarje lidhen me prishjen e pazareve të drogës. Hoxha ka zbuluar se kjo ngjarje vjen pasi në Lushnje kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, përfshirë këtu edhe vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

“Lushnja u ekspozua në 2017, ku u bë atentati ndaj Xhulio Shkurtit. Fatmirësisht në këtë ngjarje ka patur vetëm të plagosur. U identifikuan autorët por nuk u arrestua njeri. Një vit më vonë, bilanci ishte tragjik. Humbi jetën Zamir Latifi dhe një tjetër, ishin totalisht të pafajshëm. Të dyshuarit janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Kanë qenë në burg për vrasje dhe rrëmbim personi. Problematikat e hetimit janë të tilla, janë siguruar pamje të bizneseve, por nuk është identifikuar njeri. Autorët janë financuar nga një grup biznesmenësh, janë kontraktuar për ngjarje që ndikojnë në situatën në Lushnje. Kontrollin e merr i njëjti grup personash që ka kryer atentate edhe në Fier e Vlorë, po ashtu në Shijak dhe Vlorë.”-u shpreh Hoxha.

Gazetari  ka thënë se autorët që donin të vrisnin Taullaun nuk iu afruan dot nga afër pasi biznesmeni ka qendruar i mbrojtur nga persona të tjerë që e shoqërojnë, por edhe sepse në lokalin e tij ka patur kamera.

Mosreagimi dhe moskapja e tyre ka bërë që pala tjetër, në pamundësi për të goditur autorët, godet ata që dyshojnë se janë pas tyre. Kësaj here ka qenë objektivi Saimir Taullau. Për shkak të dyshimeve se një krah është kapur, kjo ka bërë që ata të jenë të paprekshëm. I vëllai i tij u vra në 2005. Vrasja kishte autor Leonard Priftin që u vra në vend. Kur po festohej fitorja e PD, Prifti ekzekuton Baki Taullaun dhe pas tij u vra dhe ai. Situata në Lushnje ka lidhje me bandat narkotike. Kemi një situatë të re në atë qytet. Më bën habi si iu afruan biznesit, se ruhet nga njerëz dhe kamera. Ai e di shumë mirë se mund të jetë objektiv i ngjarjeve që mund të vijojnë. Palët kanë dashur t’a zgjidhin vetë. Dyshohet se autorët janë persona të kontraktuar, e kanë patur shumë të vështirë që t’i afroheshin për të patur “sukses”, pasi mund të hasnin në reagimin e personave q mbrojnë Taullaun. Ngjarjet përsëriten në mënyrë periodike.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se në Lushnje ka një treg të fortë ku zhvillohet trafiku i heroinës dhe kokainës. Ai theksoi se nëse nuk do të ndërhyhet të tjera ngjarje kriminale do të ndodhin në këtë qytet.

“Kemi viktima, dhe atentate. Do kemi këtë bilanc. Fatmirësisht, Taullau shpëtoi. Goditjet kanë qenë gjithmonë nga njëra palë, sot është goditja e parë nga pala tjetër. Nëse nuk ndërhyhet do kemi zhvillime. S’është e lehtë të zgjidhet, por as e pamundur. Është vijimësi e atyre që kanë ndodhur më herët në Lushnje. Trafiku i heroinës dhe kokainës investohet aty. Po të shohësh në këtë histori hetimi ka ngelur kush fshihet pas atentateve.”-tha Hoxha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump