POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Babale 1', Salianji të premten te Krimet e Rënda, Prokuroria: Alizoti u shoqërua nga drejtori i Policisë së Fierit

TIRANË - Zbardhen detaje të reja nga dosja “Babale 1”. Deputeti i PD, Ervin Salianji është zyrtarisht nën hetim për kallëzim të rremë. Report Tv mëson se deputeti demokrat është thirrur nga Prokruroria e Krimeve të Rënda të paraqitet të premten për t’u marrë në pyetje lidhur me denoncimin e audiopërgjimit të Albert Veliut (Babales) ku pretendohet se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

Mësohet se Salianji do pyetet nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri. Vendimi i Prokurorisë vjen një ditë pas publikimit nga Salianji të videos së Fredi Alizotit, i cili pretendon se është marrë me forcë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Policia e Shtetit ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit. 

Por nga ana tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht dy ditë më parë, Fredi Alizohet, në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji. Gjithashtu, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil. 

Prokuroria: Shoqërimi i Fredi Alizotit u kërkua pas dëshmisë në Policinë e Fierit
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, organi i akuzës së Krimeve, sqaron se ka qenë drejtori i Policisë së Fierit, i cili ka orientuar Fredi Alizotin për në prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshmitë e tij për rastin në fjalë. Prokuroria sqaron gjithashtu se Alizoti ka qenë në përgjim dhe nga regjistrimi i bisedave me Albert Veliun, "Babalen", është shprehur se ka qenë ai që ka imituar Agron Xhafajn, ndërsa thekson se për këtë "punë" do merrnin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gazetari Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në Prokurori regjistrimin origjinal të "Babales", pasi ka deklaruar se atë ia ka dhënë deputetit të PD, Ervin Salianji. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është duke zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2018, lidhur me autenticitetin e regjistrimit të bisedës së pretenduar të jetë kryer midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj u është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të “Kallzimit të rremë” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 305 e 25 i K.Penal, ndërsa për shtetasin Albert Veliu dhe për veprën penale të “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit” të parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

Nisur nga lajmet dhe njoftimet e bëra publike në media gjejmë me vend të sqarojmë opinionin publik për disa nga momentet kryesore që po debatohen në lidhje me këtë çështje dhe konkretisht:

1-Nga hetimet në kuadër të procedimit penal krahas veprimeve të tjera hetimore, më datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Ky shtetas është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë. Nga Drejtues të Policisë Fier është komunikuar me Prokurorin e çështjes ku është vënë në dijeni për bisedën telefonike të bërë dhe, nga ana e prokurorit të çështjes u është kërkuar drejtuesve të policisë Fier, shoqërimi i këtij shtetasi për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykates Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria. Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit.

I pyetur në datë 01.06.2018, ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorin e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte. Ka kontaktuar me Drejtorin, i cili e ka orientuar që të jepte deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor - Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek.

Në këtë moment, është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvilloheshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës. Deklaruesi ka  kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke theksuar se u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t’i jepte një ditë tjetër.

I janë marrë dhe modele zëri këtij shtetasi në prani të ekspertit kriminalist. Është kqyrur dhe libri i njoftimeve të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku provohet komunikimi që ka patur ky shtetas me specialistin e Sallës Operative.

2-Është vendosur kryerja e ekspertimit teknik, duke caktuar si ekspert, ekspertët britanikë të kompanisë JP French Associates. Fillimisht jemi drejtuar Ambasadës Britanike, oficerëve të kontaktit të NCA pranë kësaj ambasade për asistencë në kryerjen e një ekspertimi zëri. Nga informacioni zyrtar që na është vënë në dispozicion rezulton se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka institucion shtetëror për kryerjen e një ekspertimi të tillë, dhe se  kompania e sipërcituar është kompania e kontraktuar nga vetë autoritetet shtetërore britanike për kryerjen e ekspertimeve në vend. Për këtë arsye nga ana jonë është dërguar materiali për ekspertim pranë kësaj kompanie.

3-Nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është administruar asnjë akt ekspertimi i kryer nga laboratorë shkencorë te Policisë në Itali, për shkak se autoritetet italiane kanë refuzuar ekspertimin për shkaqe procedurale që lidhen me aplikimin e Konventës për Ndihmë të Ndërsjelltë në Fushën Juridike Penale, dhe se kryerja e këtij veprimi nuk lidhej me territorin e shtetit italian.

4-Lidhur me materialin e dërguar për ekspertim sqarojmë së objekt ekspertimi është është DVD-ja ja e sekuestruar në Partinë Demokratike nga deputeti Enkelejd Alibeaj si përfaqësues i kësaj force politike.

-Si modele eksperimentale janë dërguar mostra të zërave të shtetasve Geron Xhafaj, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Agron Hyseni të marrë konform rregullave procedurale.

5-Shtetasi Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal si dhe mjetet, me të cilat është pretenduar se është realizuar audiopërgjimi që lidhet me bisedën e pretenduar të zhvilluar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj duke pretenduar se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji.

Provat e sipërcituara janë paraqitur përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila me Vendimin nr 142 datë 06.10.2018 ka caktuar masat e sigurimit “arrest me burg” për shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi.

Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim me personat e sipërcituar. Sa më sipër ju bëjmë me dije se ky është qëndrimi zyrtar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda referuar të dhënave që kanë rezultuar nga hetimet deri në këto momente.

Deklarata e plotë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Ndërkohë, javën e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e "Babales" dhe kunatit të tij Fredi Alizoti të cilët akuzohen për kallëzim të rremë. Ka qenë pikërisht kunati i Babales ai i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si i implikuar në një linjë trafiku kanabisi drejt Italisë. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Prokuroria vendosi detyrim paraqitje.

Masat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda erdhën pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës së audiopërgjimit nga një laborator në Britaninë e Madhe nga ku ka rezultuar se materiali është i montuar dhe nuk kemi të bëjmë me zërin autentik të Agron Xhafajt.  

l.q./
Komento

Komente

  • Faik: 10/10/2018 21:58

    O Salianj PROSTITUTA mos u mërzit se asgjë NUK ka mbaruar O ZVARRANIK nga Fshatrat e KORÇËS ! Edhe 6 Muaj BURG i kanë ngelur Agron Xhafës dhe VJEN në SHQIPËRI , por ti Gjej VEND të futesh , sepse e ke mbushur KUPËN , O të Shkërdhe.sha ç'të përmban Pragu i derës! RUHU kur ikën në Shtëpi O MAVRI i ZI sepse NUK të FALIN as HABILAJT ty dhe as AGRON XHAFAJ ! Do të FUSIN në VARR për së gjalli ata , sepse janë LEBËR me TOPE të RËNDA , kurse ti PLEHRË je një LEPUR që të komandon LUL KRIMINELI ,

    Përgjigju
  • Loshi Hamshori ORGJI me Vajzat e Fredi SHURRAQIT: 10/10/2018 21:22

    Salianj PUSHTI ! Salianj HORRI ! Salianj BANDITI ! Salianj KRIMINELI ! Salianj SHPIFËSI ! Salianj NEPËRKA ! Salianj HALABAKU ! Salianj ZAGARI , që me ndêshkimin me BURG që do mari , e ZË LIGJI i DEKRIMINALIZIMIT , dhe SHQIPTARËT Nuk do ja Shikojnë KURRË më SURRATIN e tij të PËSHTIRË në POLTIKË dhe TELEVIZION !

    Përgjigju
  • Populli: 10/10/2018 21:18

    Futeni me burg qenin se ngaterroi dynjane ky Jo deputet por ky eshte jashtqitja e kombit .

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 10/10/2018 21:13

    Shikojeni qenin salinjani djali ri e meret me intriga nga më ordinere e imagjinoni që ky qelbësir të vi në pushtet se çfar i bën ky pushtetit. Ky njeri duhet të futet me pa tjetër në burg që qelbësirat e pd e fundërinat e lesh e lis të zën mënd . Se ndryshe s'bëhet Shqipria me kta lepuj. Stani do dele jo lepuj që të bëj djath .

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 10/10/2018 21:13

    Shikojeni qenin salinjani djali ri e meret me intriga nga më ordinere e imagjinoni që ky qelbësir të vi në pushtet se çfar i bën ky pushtetit. Ky njeri duhet të futet me pa tjetër në burg që qelbësirat e pd e fundërinat e lesh e lis të zën mënd . Se ndryshe s'bëhet Shqipria me kta lepuj. Stani do dele jo lepuj që të bëj djath .

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 10/10/2018 20:25

    Kush do ti beje varrin tjetrit do te bjere vete brenda.

    Përgjigju
  • TATA: 10/10/2018 19:20

    KA ZOT.VONON POR NUK HARRON DHE KY FAQEPETULL NE MOSH KAQ TE RE APLIKON VRIMEN W CELSIT TEK KOMSHIU .TURP POR EDHE KRIM PO SKA FAJ SE AI SASHT VETEM SE NUK MUND TI GJENTE 200 000 EURAT PO STANI I TYRE KTE BULMET KA .E BENTE SALIU POR I VRISTE DISHMITARET DHE SLENTE GJURM SE ISHTE VET ALI DHE VET KADI POR JO KJO PJELL E SHEMTUAR QE USHQEHET DUKE U BERE KEQ TE TJEREVE .TE FALA GRIDES O FAQE PETULL .

    Përgjigju
  • Merti: 10/10/2018 18:55

    Futeni ne burg mashtruesin!

    Përgjigju