Deputetja demokrate tregon ‘pengjet’: Baltosja nëpër portale, kosto mendore, shajnë dhe ata që kanë marrë çmime

Deputetja demokrate tregon ‘pengjet’: Baltosja nëpër portale, kosto mendore, shajnë dhe ata që kanë marrë çmime

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma

Deputetja demokrate, Grida Duma, ka treguar detaje nga jeta e përditshme jashtë Kuvendit gjatë intervistës që ka zhvilluar dje në studion e Rudina Magjistarit.

Duma ka folur për momentet e vështira që e kanë shoqëruar gjatë karrierës. E pyetur nëse ka patur  moment që e ka penguar fama, Duma ka thënë se ka situata të vështira, duke përmendur rastet kur portalet kanë shkruar për të.

Janë momente të vogla ato dhe besoj se çdo njeri i ka ato reflektime. Them se e kam ndjekur thirrjen që kam brenda vetes time: Po unë dua të përçoj një mesazh. Por a është politika aura më e mirë? Duket se në Shqipëri politika ka privatizuar çdo gjë dhe media gjithashtu. Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë? Jo, asnjë problem nuk kam me këtë. Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan. Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jetë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe. Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë a do të gjenim një personazh të vetëm të cilin ky vend nuk e ka baltosur? Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush.

Grida Duma, deputete e PD-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Injoranca: 16/06/2018 11:55

    Në vend që të publikoni pasuritë publikoni arsimimin REAL të çdo deputeti e çdo politikani aty do gjejmë përgjigjet që për 30 vjet demodhraci kemi shkatërruar me duart e mendjen tona një komb të tërë edhe për shekuj me radhë.

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/06/2018 10:37

    Sa qënka dërrmuar nga fytyra, nuk ka qënë kështu.

    Përgjigju
  • birce: 16/06/2018 10:35

    Kur ti pro****uon hapur ne publik portalet e kane fajin, je e pa fytyre dhe e turpshme, lum partia qete ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore