E quajti sharlatan, trajneri i kombëtares Panucci padit Nishanin, i kërkon 100 mijë € dëmshpërblim

E quajti sharlatan, trajneri i kombëtares Panucci padit Nishanin, i kërkon 100 mijë € dëmshpërblim

Trajneri Cristian Panucci dhe ish-Presidenti Nishani

TIRANE-Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani paditet në gjykatë dhe i kërkohet të paguajw 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi ndaj trajnerit italian të kombëtares shqiptare Cristian Panucci.

Padia është depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkon që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani.

“Bravo Kosova, Panucci një sharlatan që shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”- shprehej Nishani disa kohë më parë, pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri, ku kombëtarja jonë humbi 3 me 0.

Deklarata e Nishanit në Facebook në datë 29 maj kundër trajnerit të kombëtares
 

E pikërisht kjo deklaratë e Nishanit është paditur nga Panucci, padi e cila do të shqyrtohet nga gjyqtarja Anila Karanxha. Veç dëmit ekonomik Panucci kërkon dhe përgënjeshtrim të kësaj deklarate nga ish-Presidenti Nishani.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 06/09/2018 09:04

    Komentues bile... për inat të sales i bien samarit... more zhulca të gjithë e shohim që panuci sbo i lek kjo jo se e thotë nishani po e thotë fusha...përveç rezultateve negative mbi te gjitha është loja e shemtut shqetësuese... për sharjen publike duhet të paguaj ama ka thënë të vërtetën dhe panuci si breshkagji që është direkt me kap nej euro cyl...tung suksese në jete pagimi bej lek nga rruga e kombit tani

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/09/2018 16:47

    Ne qofte se ka drejtesi Nishani duhet te demshperbleje Panucin se ligjet i njeh me mire se Nishani

    Përgjigju
  • Faik: 05/09/2018 16:24

    RESPEKTE për CRISTIAN PANUCCIN ! NEVERI dhe URREJTJE për KRYE HAJDUTIN dhe KRYE KRIMINELIN e PDsë , që NUK ka lënë gjë pa GRABITUR !

    Përgjigju
  • Tini: 05/09/2018 16:22

    Panuci eshte europian dhe nuk duron goje hale ta poshterojne . Cdo qytetar me kyshtetut nuk ka te drejte ta poshteroj asnje njeri , kushdo qofte

    Përgjigju
  • Tifozi: 05/09/2018 16:00

    Po te kishte sistem drejtesie ne Shqiperi, ky bur(r), jo gjobe por shekuj burg do bente sjelljen e tij çpifarake...Te presim çdo sjelle vettingu!!

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 05/09/2018 15:59

    Ky sakati bujar huqi nishani ky sështë as për roje stalle po president e bëri kryekrimineli salhe për interesat e familjes së tij të pështir. O Zoti Panuci mos u mer me fundërrina si sakat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!