Elseid Hysaj: Juve ka Ronaldon por ne kemi Ançelotin, besojmë tek titulli
Kalimi i Cristiano Ronaldos në Itali te skuadra e Juventusit, padyshim që mbetet një ndër transferimet më të bujshme të viteve të fundit dhe prania e portugezit në Serinë A, është një ndër reklamat më të mira për futbollin italian.
Kalimi i Cristiano Ronaldos në Itali te skuadra e Juventusit, padyshim që mbetet një ndër transferimet më të bujshme të viteve të fundit dhe prania e portugezit në Serinë A, është një ndër reklamat më të mira për futbollin italian.
Këtë fakt e kanë pranuar shumë figura nga bota e sportit si në Itali, ashtu edhe jashtë. Një ndër të fundit që ka komentuar kalimin e CR7-ës është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Në një prononcim për mediat italiane, Hysaj e ka vlerësuar maksimalisht figurën e Ronaldos dhe faktin që një lojtar si ai do të luajë në futbollin italian, por kjo gjë nuk e ka penguar që të tregojë edhe njëherë objektivat që klubi i Napolit ka.
“Do të jetë një kampionat shumë i bukur, sidomos me ardhjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi dhe Ançelotit te Napoli. Edhe të tjerët po përgatiten shumë mirë, si përshembull Interi.
Ne nuk na pengon askush dhe po përgatitemi që të japim maksimumin si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Italisë.
Nuk duhet lënë asgjë prapa dhe trajneri Ançeloti, kërkon nga ne mbrojtësit që të bëjmë gjëra të veçanta në fushë”, - tha mes të tjerash Hysaj, i cili ende nuk dihet nëse do të qëndrojë të Napoli apo do të transferohet te Chelsea, aty ku ka firmosur ish-trajneri i tij.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.1%
-
Keq
62.2%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 556
Lajme të tjera
-
Cristiano Ronaldo fiton gjyqin, i merr 10 milionë euro Juventusit
17 Prill, 19:45
-
Në Itali e bëjnë të sigurt, Elseid Hysaj largohet nga Lazio
12 Prill, 15:14
-
Elseid Hysaj dhe vjehrri ngecin brenda Ferrarit në flakë, frikë për mbrojtësin e Kombëtares
12 Prill, 10:09
-
'Bërryli' çështje kombëtare, Ronaldo i kërkon falje edhe ministrit saudit të sporteve
10 Prill, 21:31
-
VIDEO/ 'Grushti' në Superkupë, Cristiano Ronaldo pezullohet! S'i shpëton as gjobës
9 Prill, 15:48
-
'Tërbohet' Ronaldo, bërryl kundërshtarit dhe grusht arbitrit! Mbyll me të kuq gjysmëfinalen e kupës
9 Prill, 10:33
-
Ndodh edhe kjo, shtrati i hotelit ku fjeti Cristiano Ronaldo del në ankand
3 Prill, 12:22
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo 'si vera', tripletë në pjesën e parë! Rekord me Al Nassr
2 Prill, 21:26
-
Nga Strakosha e Berisha te Broja e Asani, futbollistët e kombëtares pa minuta! Sylvinho: Jam i shqetësuar
2 Prill, 12:13
-
VIDEO/ E pabesueshme, Cristiano Ronaldo nuk arrin të shënojë nga distanca prej 3 metrash
11 Mars, 22:51
-
Georgina në javën e modës në Paris me bluzën e Ronaldos
2 Mars, 16:09
-
Gjest i shëmtuar kundër tifozëve, gjobë dhe pezullim për Cristiano Ronaldon
29 Shkurt, 16:46