Gazetari Carlo Bollino:
Duhet një ligj për median 

Gazetari Carlo Bollino:<br />Duhet një ligj për median <br>
Në punimet e ​Forumit e Zhvillimit të Medias, gazetari Carlo Bollino ka renditur pengesat që hasin sot gazetarët në punën e tyre të përditshme. Bollino veçoi se 27 vjet më parë, problemi i punës së gazetarëve ishte qeveria e kohës, ndërsa në ditët e sotme mbetet krimi i cili kërcënon përfaqësuesit e medias. 

"Në vitin 1993 ishin pak media, veç tre gazeta dhe përballja ishte me qeverinë atëherë. 25 vjet më vonë, situata është kaq problematike, edhe pse kërcenimet nga politika nuk janë si ato të 25 viteve më parë, por janë presione nga pronari, presione nga tregu. Gazetari ka probleme të raportojë nga disa vende të Shqipërisë për shkak të frikës nga krimi. Gazetari sot është i vetëm, është i izoluar nga shoqëria dhe kjo është një paradoks. Është i izoluar për shkak të politikës, anarki ne te cilen vepron dhe mosbesueshmerise", tha Bollino.  
 

 

 

Lajmet fake news, sipas Bollinos, janë krime profesionale. Ndërsa sa i takon të drejtës së autorit, Bollino propozoi një ligj për vetërregullimin e mediave ku të trajtohen edhe rastet e lajmeve fake news. Bollino tha gjithashtu se janë pikërisht lajmet copy-paste të cilat po përhapin edhe "fake news".

"Unë nuk jam për një ligj të medias të rregulluar nga shteti, por për ligj ku media të vetërregullohet. Kemi Kodin e Etikës të cilin shumica e gazetarëve nuk e njohin. Ju keni propozuar që të përfshijë edhe mediat online, por ky kodi vlen edhe për mediat online e të gjithë gazetarët janë të detyruar të implementojnë parimet elementare, por shumica nuk i zbatojnë, nga verifikimi i lajmeve, burimi, moskopjimi. Krimi kryesor është vjedhja e autorësisë. Nisur nga kjo, unë dhe disa media online kemi bërë nje nisma që shkojnë në drejtim të vetërregullimit. Kemi bërë një përpjekje për ta filluar, pra në fund të çdo shkrimi, sa herë kemi marrë copy-paste të shënuar burimin me një link që të çon në webin e origjinës. 

Lajmet copy paste po përhapin edhe "fake news". Mjafton që një web, në Shqipëri janë 2000 faqe web dhe operojmë me lajme të kopjuara, nëse unë në Shqiptarja.com bëj një lajm fals, brenda 15 minuta përhapet në të gjitha webet. Pse? Sepse nuk e ndal askush, nuk ka asnjë mekanizëm llogaridhënie. Kam një rast personal, ku një media më cilëson vrasës dhe ky shkrim ka shkuar pranë një personi të familjes time dhe nga kjo për herë të parë në jetën time kam bërë një padi për shpifje.

Kjo faqe web është inekzistente, gazetari nuk ka emër. Unë me gjithë mjetet që kam, me gjithë eksperiencën, nuk kam arritur të ndëshkoj ende fajtorin e kësaj shpifje. Prandaj, një ligj që bazohet në vetërregullim është i rëndësishëm, ky Kod Etik është i rëndësishëm. Lajmet false për mua janë krime profesionale
", tha Bollino. 

Gjithashtu, Bollino solli në vëmendje se lajmet "fake news" serviren përgjithësisht edhe nga burimet zyrtare. Ai propozoi që për këtë rast, mediat të publikojnë emrin e burimit që ka serivur informacionin e rremë. "Të mos harrojmë se shumica e lajmeve false vijnë edhe nga burime zyrtare, nga Prokuroria, nga Policia. Ne s'kemi mundësi të konfirmojmë një ngjarje, flasim me 10 prokurorë, me 10 policë dhe marrim 10 versione të ndryshme. Unë kërkoj që çdo herë që gazetarët kapin lajme false nga një burim zyrtar, ne do shpallim me emër publikisht", tha gazetari Carlo Bollino. 

Më herët në këtë panel referuan dhe ambasadorët Bernd Borchardt dhe Romana Vlahutin. Kreu i prezencës së OSBE theksoi pikërisht se sfida më e re e lirisë së mediave sot janë pikërisht lajmet e rreme. Ndërsa Vlahutin e vuri theksin te trajtimi që u bëhet gazetarëve në media, të cilët sipas saj punojnë pa kontrata pune.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM