‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar

Kur mbeten pak ditë nga çelja zyrtarisht e sezonit turistik veror, dhe me plazhet që po frekuentohen, në zonat bregdetare, por jo vetëm, procesi i dezinsektimit ka nisur tashmë prej ditësh. Megjithatë zbatimin e planit kombëtar të dezinsektimit nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ISHP-në, e shikon me skepticizëm kryebashkiaku i Divjakës, sipas të cilit efektivitet do të kishte vetëm nëse spërkatja do të bëhet nga ajri.

“Problemi është mënyra që kanë zgjedhur për të bërë spërkatjen, për mendimin tim lë për të dëshiruar. Sepse për të gjetur të gjitha pellgjet me ujë, ku mushkonja ushtron aktivititetin e saj, pra hedhjen e vezëve është pak e vështirë. Mendoj dhe insistoj fortë që një spërkatje nga ajri do të jetë zgjidhja e vetme. Ato po vazhdojnë lokalisht, unë e di që suksesi do jetë minimal, do të ketë ndikim, por jo atje ku është pritshmëria”, tha Josif Gorrea, kreu i Bashkisë Divjakë.

Por drejtoresha e përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka bërë me dije se dezinsektimi në vijën bregdetare, ligatina, laguna, parqe dhe bodrumet, erdhi pas një vlerësimi më parë të zonave të kuqe, të bërë nga ISHP, në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor.

“Ne kemi habitate që janë laguna, kanale  dhe zona urbane që shkojnë në 5340 hektar në të gjithë zonën bregdetare  dhe ligantinore. Kemi një habitat tjetër që janë pusetat dhe bodrumet që në total shkojnë mbi 5 00 mijë metër katror. Veprojmë mbi format paraprake pa shkuar në mushkonjën adulte,  pra ngordhim larvat dhe kjo është shumë e rëndësishme se duke parandaluar rritjen ne procesin e  mushkonjës  do kemi minimizim të  prezencës së mushkonjave në  bregdet,  zonat urbane,  dhe indirekt  sëmundjet infektive që transmetohen përmes këtyre mushkonjave”, tha Tomnini.

Dezinsektimi pritet të zgjasë deri në tetor, ndërsa lënda biocide që po përdoret vepron vetëm mbi larvat e katër lloje mushkonjash.

“.....Është një proces ripetitiv, çdo dy javë bëhet një trajtim i ri,  në bazë të kërkesave që vijnë nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësor.”

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Ministrja Koçiu: Procesi i dezinsektimit në Durrës ka rezultuar i suksesshëm

1715192092_albanakociu.JPG

Procesi i dezinsektimit për uljen e popullatave të mushkonjave ka vijuar edhe në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit në kuadër të Programit Kombëtar të Dezinsektimit për vitin 2024 me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të pastër e të qetë për pushuesit dhe turistët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, Operatorit të Shërbimeve  të Kujdesit Shëndetësor me specialistë, monitoruan sot nga afër zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit ku është kryer procesi i dezinsektimit.

Kjo është faza e tretë e monitorimit entomologjik nga specialistët e ISHP-së dhe OSHKSH-së pas kryerjes së dezinsektimit, i cili rezultoi i suksesshëm.

Ajo shtoi se epidemiologët kanë evidentuar dhe vlerësuar zonën ku është kryer procesi me lëndë biocide e cila mbron mjedisin si dhe targeton disa tipologji mushkonjash të cilat janë të përhapura në këtë sezon.

Janë trajtuar rreth 10 hektarë kanale, pellgje, laguna, dhe po ashtu 1000 puseta në të dy zonat, Durrës dhe Gjiri i Lalëzit. Produkti i përdorur gjatë këtij procesi që është miqësor me faunën dhe florën.

Ministrja theksoi rëndësinë e zbatimit e masave higjieno-sanitare nga të gjithë, që nga pushteti vendor deri te strukturat akomoduese të pushuesve.

“Gjithashtu duhet që bizneset private brenda hapësirave të tyre të marrin masa për të kryer procesin”, theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se Durrësi ka tashmë vizitorë dhe turistë ndërkohë që po vijohet me pastrimin e gjithë vijës bregdetare.

Pas monitorimit entomologjik për prezencë të larvave, dezinsektimit me trajtim biocidin,

ekspertët e epidemiologjisë të NJVKSH dhe të ISHP-së rikthehen po në të njëjtat zona dhe rivlerësojnë prezencën e larvave.

Programi kombëtar i dezinsektimit  për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive, shqetësimit nga mushkonjat dhe reaksionet alergjike që ato mund të krijojnë, është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, laguna, parqe, kanale, pellgje, bodrume dhe puseta.

K.T./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 09/05/2024 09:40

    merret ministrja me dizifektim...te marrte mortja moj ministre pa tru...i perdor edi rama si lecka kembesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë