Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar

Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar

Etleva Bodi

ITALI- Prokuroria italiane ka kërkuar burgim të përjetshëm për Selami Bodin, i cili në tetor të 2023 vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi, duke e mbytur.

‘Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij”, tha prokurori italian  Giovanni Battista Ferro.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi bisedat e çiftit falë analizave të celularëve dhe u provua se viktima kishte qenë pre e dhunës edhe në të shkuarën.

Etleva i kishte dërguar me mesazh Bodit më 3-4 tetor 2023, tre video në YouTube në gjuhën shqipe me lutje dhe monologje që fokusoheshin te temat “si të jesh burrë i mirë në fenë myslimane, të respektosh gruan e të mos e poshtërosh” dhe për “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.

Në takimet e mëpasshme në Shqipëri me familjen e saj, ku ishte i pranishëm edhe Imami, ajo e kishte bërë të qartë se donte të ndahej dhe të mos kthehej me të. Më pas burri i kërkoi falje dhe ata u kthyen në Itali.

Prokurori Publik është ndalur në disa mesazhe, në të cilat Etleva ka thënë “Unë do të tregoj atë që kam vuajtur, sepse më keni rrahur vazhdimisht”; “Më dërgove në spital dhe vazhdova të duroja”; “Më mirë të vdisja.”

Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, gruaja ishte mbajtur larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik të burrit nuk do t’i lejohej praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes (për dy vjet ajo nuk kishte përdorur as celularit).

“Bodi është fajtor për keqtrajtim, e ka poshtëruar! Keqtrajtimi është një krim i përbërë nga shumë gjëra bashkë. Kjo është dëshmia e vrasjes – vazhdoi ai – është krim që Selami nuk pranoi asnjëherë falje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2023, ku 42-vjeçari sulmoi gruan e tij Etleva Bodit gjatë një debati dhe më pas e mbyti, derisa humbu ndjenjat. Gruaja vdiq pas dy ditë agonie në spital. Etleva Bodi la pas 4 fëmijë të mitur.

Ditën që ndodhi ngjarja katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit të nënës së tyre. Shkak dyshohet xhelozia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’

Pranimi në KiE ‘mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave’