Mosbindja civile, opozita drejt bojkotit, sot mobilizon biznesin e vogël

Mosbindja civile, opozita drejt bojkotit, sot mobilizon biznesin e vogël

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kryetari i PD, Lulzim Basha

Krerët e opozitës shqiptare sfidojnë policinë, prokurorinë dhe mesazhet e forta të ambasadorit amerikan, Donald Lu, pas procedimit penal për bllokimin e katër akseve kryesore kombëtare, gjatë provës së parë të mosbindjes civile. Krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pjesë e listës së emrave të proceduar nga policia, i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk kanë frikë nga policia dhe prokuroria e tij.

Në të njëjtën kohë, krerët e opozitës kanë një plan për të vijuar mosbindjen civile. Basha dhe Kryemadhi kanë nisur dje lëvizjet për të shtyrë drejt mosbindjes civile biznesin dhe artistët. Sot, nga ora 11:00-12:00, bizneset në disa zona në Tiranë duke filluar nga Tregu Elektrik, Industrial, Medreseja, ai Ushqimor, Çam dhe pika të tjera do të ulin qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH. Dakordësia është arritur dje gjatë një takimi të Bashës me përfaqësues të biznesit të vogël.

Ndërkaq, sipas burimeve, protestës së biznesit të vogël pritet që t’i bashkohen sot edhe deputetët e PD në Tiranë. Në të njëjtën kohë, opozita po rishikon mundësinë e bojkotit të komisioneve parlamentare. Përfaqësues të PD kanë hedhur edhe idenë e djegies së mandateve. Nga ana tjetër, deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë paralajmëruar mundësinë e rrethimit të Kryeministrisë dhe bllokimin e ministrave për të hyrë në zyra. Ndërkaq, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar e kanë dënuar mosbindje civile.

Apeli i Bashës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar dje një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, teksa u ka kërkuar që të mbyllin qepenat e baseneve, në shenjë revolte nismës së qeverisë për futjen e biznesit në skemën e TVSH. “Duhet veprim dhe qëndresë.

Të enjten kur qytetarët bllokuan 4 akset rrugore dhe ne ishim dhe do të jemi në krah të tyre, siç do të jemi në krahun tuaj në Tiranë, Fier e Korçë u ulën qepenat dhe unë dua t’i përshëndes e t’i përgëzoj të gjithë ata sipërmarrës të vegjël që ndërmorën këtë akt mosbindje qytetare, këtë akt proteste me uljen e qepenave. Ju bëj thirrje t’i bashkoheni aksionit që ndërmerr nesër shoqata e biznesit të vogël dhe shoqata për mbrojtjen e tregut nga ora 11 deri në orën 12, mbylljen e qepenave në mbarë Shqipërinë”,
tha Basha.

Akuza e rëndë
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh dje se Rama po bën gati koncesionin e TVSH-s për t’ia dhënë vëllait të vet. Sipas tij, kjo skemë çdo drejt falimentimit 50 mijë biznese. “TVSh-ja po futet tek biznesi i vogël dhe po bëhet gati koncesioni i TVSh-së për t’ia dhënë vëllait të vet. Një plan për të cilin e bëri kurban një ministër financash dhe solli këtë të dytin që vetëm me financat nuk ka lidhje përveç pjesës së vjedhjes dhe grabitjes.

Meqë ra fjala, vetëm sa vjedh Arben Ahmetaj me konsencionin e inceneratorëve këtë vit ku është planifikuar të marrë 25 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve ndërkohë që me TVSH-në e biznesit të vogël planifikon të fusë në arkën e shtetit 15 milionë. Pse bëhet e gjitha kjo?! Pse çohen 50 mijë biznese drejt falimentimit, qindra mijëra shqiptarë drejt papunësisë për të futur 15 milionë dollarë më shumë në arkën e shtetit kur vetëm Arben Ahmetaj do të marrë nga arka e shtetit 25 milionë dollarë për koncesionin e inceneratorëve. Ky është një koncesion korruptiv e kriminal”, u shpreh kryetari i PD.

Ku do përfundojnë paratë?
Basha akuzoi qeverinë se po grabit shumicën për të mbushur xhepat e saj. “Arsyet pse biznesi i vogël po futet në TVSH janë arsyet korruptive të cilat inkriminojnë drejtpërdrejtë Edi Ramën. E para që të bëjë koncesionin e TVSH-së dhe t’ia japë vëllait të tij dhe e dyta e gjithë xhiroja që bën biznesi i vogël kur të mbyllet ky biznes ta drejtojë në 4 apo 5 oligarkë që kontrollojnë tregun. Kaq e thjeshtë është. Prandaj e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë me forcë. Mbështesim thirrjet që keni bërë sot.

Nuk pret më koha. Fjalët nuk kanë për ta ndryshuar më këtë realitet. Kjo pra është e vërteta. Kjo është e vërteta e TVSH-së. Grabitet shumica për t’i dhënë pakicës. E thatë shumë mirë. Pse për koncensionet jepen kontrata 30 vjeçare, ndërsa sistemi fiskal ndryshon çdo 3 muaj?! Sepse kjo është një qeveri që mendon vetëm për xhepat e një pakice dhe për këtë flijon ditë për ditë interesat e shumicës”,
tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 10/04/2018 19:09

    Ja dhe jashtqitjet...

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 10/04/2018 10:09

    Qe te kuptoni e mos t'ja fusni kot , vetem Berisha e Rama ja di lezetin e RIMBURSIMIT te TVSH-s kjo eshte nje rumpalle e ideuar nga oligark te FINANCAVE ku ata qe ikane perfituar TVSH ne qeverine e SALIUT jane po ata qe vazhdojne sot ,sepse dine te ndajne copat e tepsise TVSH. LULI dhe MONA s'ja dine lezetin akoma kesaj tepsie se nuk i ka ra rradha akoma por kur ta provojn do bejne me keq se RAMA. I lumte mire na e bejne o popull i trashe bashke me mua.

    Përgjigju
  • Mati: 10/04/2018 09:28

    Nuk haset askund ne asnje shtet demokratike opizite, si eshte ne Shqiperi e nivelit aq armiqesor ndaj Kombit dhe shtetit, per te cilin ka obligime shtetendertues dhe financohet nga taksapaguesit-populli i saje.Kjo eshte temrrurse4,trishtuese e shume natinjerezore e jo natyrshme politike>kjo eshte opozita aktuale shqiptare, e cila pllet e bertet,therret e qiret duke kerkuar nga populli te vehen pas tyre ne shkaterrimin e vlerave shpirterore e materiale kombetare e shteterore.

    Përgjigju
  • Tomo: 10/04/2018 09:11

    Kta dojn me ba si e si qe shqiperis te mos I hapen negociatat me BE se po u hapen nuk kane shans ma me ardh ne pushtet

    Përgjigju
  • Erik: 10/04/2018 08:04

    Poshte zjarrvenesit e ketij vendi, mjere kush i shkon nga pas.

    Përgjigju
  • Anonim: 10/04/2018 07:29

    Me falni o njerez....me ka ik menja kur kom pa vilen e monikes ne gjirin e lalzit...nje siperfaqe sa cka qen gjith blloku ne tr.por mo e bukura esht se aty jan mbledhur te gjith hajduterit e gjithkriminrlat...nje nderto edhe vrasesi i 21janarit ndrea prendi..turp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës