Pastrohen mbetjet e hedhura në lumin e Tiranës

Pastrohen mbetjet e hedhura në lumin e Tiranës

Aksioni per pastrimin e lumit te Tiranes

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga "Ura Babrroit " deri te "Ura Institutit".

Grupi Task Forcë DPN1, Prefektura, Forcat e Armatosura, DPN2 dhe DPN3, kanë bashkuar forcat duke pastruar mbetjet të cilat ishin hedhur aty nga qytetarë të papërgjegjshëm.  Ky ishte dhe viti i parë në gjithë këto vite që banesat në dy anët e Lumit të Tiranës nuk u përmbytën si rezultat i ndërhyrjes.

Rehabilitimi i brigjeve të tij me anë të mbrojtjes primare me mure gabioni në zona me rrezikshmëri rrëshqitjeje dhe me gurë të mëdhenj në pjesën tjetër e kanë sistemuar lumin në shtratin e vet.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa