Po “fluturonte” në autostradën Tiranë-Durrës, policia ndalon shoferin me 223 km/h (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin në autostradën Tiranë-Durrës, me qëllim parandalimin dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Kështu gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, vetëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërsa  shpejtësitë, me të cilat ecnin drejtuesit e mjeteve, varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës, ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative: pezullim të Lejes së Drejtimit. Nga ana tjetër policia ka njoftuar se do të shtojë akoma më shumë kontrollet, me qëlim parandalimin e aksidenteve. 

Ndërsa në faqen e Policisë së Shtetit shkruhet se:

Qëllimi jonë s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë.

Policia e Shtetit 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bim: 22/07/2018 11:20

    Jan vrases me paramendim jo shofera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë