POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Presidenti Meta refuzoi, Kuvendi hedh nesër shortin për zgjedhjen e anëtarëve të KED

Foto ilustruese

Kuvendi do të hedhë nesër shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit thuhet se shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë; përfaqësuesve të grupeve parlamentare; anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit; përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Presidenti Ilir Meta kishte afat për të hedhur shortin deri më datë 5 dhjetor por kreu i shtetit ashtu si edhe një vit më parë vendosi që të mos e hedhë shorteun pasi sipas tij ka një vakum ligjor (Lexo këtu). Në listën për kandidatë të KED janë 37 anëtarë (Lexo këtu).

Ngritja e KED dhe bërja e këtij institucioni funksionale, pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. 

l.q.
Komento