Basha i dha vetes leje për katin e 13, shtoi 4 dhoma e s'pagoi as taksën, Veliaj: Të hënën vendimi për prishje

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi dje se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm që i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht, por nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë.

Veliaj tha se Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi Kryetar Bashkie i Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vetë në kat të 13.

Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve të pallatit të tij me pamje nga Liqeni. Pë rata që nuk e dinë si duket një leje ndërtimi, po sjell për shembull lejen që Lulzim Basha i dha vetes së vet, që të kuptojnë edhe qytetarët si duket një leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s’kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Por, më qesharakja është se ish-kreu i Bashkisë së Tiranës nuk ka paguar as taksat e bashkisë. Sikurse e shihni edhe nga ky vërtetim, kreu i partisë më të madhe opozitare nuk ka zbatuar ligjin duke mos paguar taksat që çdo qytetar i thjeshtë e bën.

Ju do thoni, mirë që i dha leje vetes së vet, po të paktën ka paguar taksën. Vërtetimi i taksave të bashkisë: Vërtetojmë se subjekti e ka likuiduar taksën e ndikimit në infrastrukturë në vlerën 171 820 lekë, por kjo pagesë është rimbursuar nga teprica kreditore e vitit 2013. Pra Tatim-taksat e Tiranës thonë që kemi pasur tepricë nga viti i parë, dhe me lekët e tepricës është paguar taksa e Lulit. S’paguan taksën e bashkisë së vet, e lejes së ndërtimit të vetes së vet. Dhe thotë ja kam marrë firmës nga teprica debitore, për 171 mijë lekë. A ke turp? A ke karakter? A ke fytyrë?

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Sikurse e shihni edhe nga kjo planimetri, Basha i ka shtuar vetes katër dhoma shtesë në shkelje flagrante me ligjin. Shikoni pak si është pallati origjinal dhe dua të falënderoj banorët që na e denoncuan se bashkia mund të ruajë territorin në tokë, por se çfarë ndodh në kat të 12 dhe 13 jo vetëm i ka dhënë leje vetes por ka ndërtuar pa leje në katër cepa të ndërtesës në majë. Shikoni pamjen. Katër struktura pa leje. Sigurisht, të hënën i shkon gjoba, vendimi për prishje dhe kallëzimi në prokurori, patjetër. Por nga pamjet me dron skica, pallati ka formë kryq dhe ka shtuar katër dhoma. Njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë ndërton pa leje. E kuptoni pse PD sa gjen një grup pa leje i thotë hajde protestojmë se kryepula do të ruaj vezët e veta.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 23/12/2018 13:54

    Sa me shpejte te prishet. Si ka mundesi te kete liftin personal ne ndertese e pjesetaret tjere levizin ne kembe. Ky eshte kulmi i krimit,Basha kryekrimineli ne Tirane.

    Përgjigju
  • ne tiron: 22/12/2018 17:16

    Uroj te dali Vendimi, gjoba edhe te ekzekutohet. Uroj qe kjo te jete prishja e pare, edhe te celet nje proces I tere per te gjithe kete uzurpues. Keshtu qe edhe ne gjindja e thjeshte qe do te jetoje brenda rregullave, ti gjej pak qetesi shpirti

    Përgjigju
    • Leon: 23/12/2018 10:41

      Po mor vlla po,vazhdoni me mentalitetin e drejtesise popullore , ska pallat ne tirane pa shtesa,,,po Basha te çon ne Strasburg dhe fiton si ne Vlore,,,,sa per dijeni prishja e objektit me leje demshperblehet nga un e ti që bëjm gam gam neper portale,,,mos harro qe ka 130 000 praktika te ALUIZNI per shtesa te bëra pa leje në pallate ,,Basha të pakten lejen e ka,,,,,,dhe nese leja sipas Lali Erit nuk vlen,Basha do i bashkohet 130 000 dosjeve te ALUIZNIT per legalizim

  • Naimi: 22/12/2018 10:11

    Mua me pikonte shtepia mora ustain te me rregullonte catine kur me vijne policet e Bashkise se Bashes dhe me kerkonin lejen e ndertimit

    Përgjigju
  • Klajd: 22/12/2018 00:38

    Te pakten e ka ber ne menyre te ndershme me leje, dhe nuk ka nderruar kopetencat se sh mire mund ta firmoste dikush tjeter. Po mir sipas jush nuk i lejohet kryetarit te aplikoj per leje? Pse nuk pasqyroni a ka shkelur ndonje kusht urbanistike,l? Lali eri pse nuk nxjerr kullat qe ka dhen per leje dhe ka shkelur cdo kusht urbanistike

    Përgjigju
    • ne tiron: 22/12/2018 17:09

      Je pak republikan ti Klajd

  • Bardhi: 21/12/2018 23:53

    Kujtojini Bashes se ne kohen kur mori lejen e ndertimit per shtesen, Bashkia formalisht dergoi ne IlDKPKI nje shkrese gjoja nese ka shkelje...Ne ILDKPKI ne ate periudhe, Basha kishte te punesuar dhe Lindita Dedegjoni, drejtoreshen e tij te preferuar...Pikerisht, nen ndikimin e saj, ushtari Shvejk, Ganaj, i ktheu nje pergjigje bashkise qe jo vetem nuk ka shkelje, por mund te ndertosh dhe 2 kate dhe je brenda ligjit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet