Vettingu, tërhiqet LSI, Kuvendi
përfshin dhe PDIU në komisionNgrihen 2 komisionet, PD bojkot

Vettingu, tërhiqet LSI, Kuvendi<br />përfshin dhe PDIU në komisionNgrihen 2 komisionet, PD bojkot
Ndryshe nga një javë më parë kur votimi në Kuvend i tre anëtarëve të komisionit 6 anëtarësh përçau mazhorancën, seanca e jashtëzakonshme e kësaj të marte, megjithëse zgjati vetëm 3 minuta, shërbeu për unifikimin e shumicës.

Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ngritjen e dy komisioneve të tjerë të Vettingut, atij 12 dhe 6 anëtarësh. 

Tre partitë e mazhorancës PS, LSI dhe PDIU, paraqitën emrat e kandidatëve, ndërsa sërish munguan propozimet e opozitës, të cilët vijojnë të bojkotojnë punimet e Kuvendit. 

Edhe këto dy komisione, njësoj si ai i ngritur një javë më parë me vetëm tre emrat e mazhorancës, nuk mund të jenë funksionalë pa përbërjen e opozitës. 

Zgjidhet Mesila Doda, sakrifikohet Silva Caka
Partia Socialiste propozoi për në komisionin me 12 anëtarë emrat e deputetëve, Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe Evis Kushi, LSI propozoi Luan Ramën, ndërsa PDIU Mesila Dodën.

LSI sakrifikoi një prej emrave të saj për komisionin 12 anëtarësh, deputetes, Silva Caka. Ngritja e komisionit u miratua me 82 vota. 

Ndërsa për komisionin me 6 anëtarë, PS ka propozuar Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin, ndërsa LSI Vangjel Tavon. 

Prapaskenat PS refuzoi PDIU-në
Seanca zgjati vetëm 3 minuat, por nisi me më tepër se një orë vonesë. Megjithatë prodhoi një lajm që surprizoi dhe vetë deputetët.
 
LSI vendosi të sakrifikojë një prej anëtarëve të saj në komisionet e posaçme dhe t’i lërë vendin PDIU, pas refuzimit të PS-së për të tërhequr një prej anëtarëve të saj.
 
Silva Caka i la vendin Mesila Dodës së PDIU në komisionin me 12 anëtarë të Vettingut.
 
Ruçi: PDIU-së t'ia japë LSI vendin
Shqiptarja.com zbardh qëndrimin e Gramoz Ruçit në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, i cili është shprehur kategorikisht kundër lëshimit të një vendi PDIU-së në komisionet e Vettingut.  
 
Përpara deputetëve socialistë, Ruçi ka thënë t'ia japë LSI vendin partisë së Shpëtim Idrizit.
 
"Ne nuk bëjmë asnjë lloj tolerimi. Nëse do LSI t'ia falë, ne nuk bvëjmë tolerime, nuk mund të rrezikojmë numrat me Vettingun", u shpreh Gramoz Ruçi. 

PD asnjë emër, sërish bojkot
Pjesa tjetër e anëtarëve të dy komisioneve të Vettingut i takojnë opozitës parlamentare, për t’i propozuar.

Nga Partia Demokratike nuk u paraqit paraqit asnjë emër.

PD vijon të kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendin me kërkesën e saj për qeveri teknike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç

‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç