Greqia kërkon të marrë pjesë në hetimin për vrasjen e minoritarit, nëna: S'e dua jetën pa të

SHQIPËRI- Një ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, Konstantinos Kaçifa, 35-vjeçarit që terrorizoi me breshëri kallashnikovi Gjirokastrën dhe sulmoi policinë, reagime të shumta kanë pasuar nga të dyja vendet.  Për herë të parë ka folur për mediet greke edhe mamaja e djalit. Ndërkohë që nuk mungojnë reagimet nga qeveria greke, që i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të zbutë tonet në raport me këtë ngjarje. Ceremonia mortore për varrosjen e të riut është shtyrë për ditën e nesërme. OMONIA ka bërë thirrje për bashkim të grekëve, pasi sipas kësaj organizate, vrasja e Kacifas, është tregues i dhunës që po ushtrohet ndaj minoritetit. Ministria e Jashtme greke, ka kërkuar një takim me ambasadoren shqiptare në Athinë, ndërkohë që është paralajmëruar dorëzimi i një note proteste. Gazeta greke Protothema, ka marrë një prononcim të mamasë së djalit, e cila mes lotëve ka thënë se djali i saj ishte i pafajshëm. 

“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani une nuk e dua jeten pa femijen tim, pa shpirtin tim”.-ka thënë e ëma e djalit, Vasilia Kaçifa. Ajo ka thënë se nuk ka patur dijeni për ngjarjen e djeshme. Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, pasditen e djeshme, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, ka organizuar një protest ditën  e djeshme. Mediat greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare ka përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.

Zhvillimet pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, Gjirokastër

Ora 18:40 Vrasja e ushtarit në Gjirokastër, Policia greke: Nuk ra për flamur
Deklaratat e një sërë mediash greke, se ushtari grek Konstantinos Katsifas u vra nga RENEA për shkak se ngriti flamurin grek në Bularat të Gjirokastrës, janë hedhur poshtë nga agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.

Ora 18:30 U arrestua me kanabis në 2009/Zbulohet e kaluara e grekut që u vra nga RENEA
REPORT TV mëson detaje të reja për Konstantinos Kaçifas, 35-vjeçarin grek që u ekzekutua pasditen e djeshme në Gjirokastër nga RENEA. Minoritari grek në 2009 është arrestuar në Athinë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte drogë.

Ora 18:15 ‘Tërbohet’ politikani grek : Të zhdukim shqiptarët, kështu Rama s’do ngrejë dorë ndaj nesh
Kryetari i Partisë nacionaliste greke “e Djathta e Re”, Phaselos Kranidiotis ka reaguar këtë të hënë ndaj vrasjes së ushtarit grek nga forcat RENEA në Buletin të Gjirokastrës.

Ora 18:10 Burime për Report Tv: Familja dakordësohet për tërheqjen e trupit nga morgu
Drejtori i Informacionit të Report Tv, Muhamed Veliu nga fshati Bularat, pranë banesës së minoritarit grek që u vra dje nga RENEA deklaroi se sipas burimeve nga policia familja Kacifa ka arritur dakordësinë për të tërhequr trupin nga morgu. Fillimisht ata kërkuan ekspertizë të pavarur me pjesëmarrjen edhe të specialistëve grekë, por më pas janë dakordësuar me policinë për të tërhequr trupin, ndërsa nesër do të bëhet varrimi.

Ora 17:50 Familja kërkon ekspertizë nga Greqia, zbulohet arsyeja përse nuk u filmua operacioni
REPORT TV vijon që të transmetojë në kohë reale gjithçka që ndodh në fshatin Bularat në Gjirokastër. Drejtori i Informacionit të Report Tv, Muhamed Veliu nga vendi i ngjarjes ka rindërtuar edhe njëherë skenën e momentit të përplasjes së Konstantinos Kaçifas me policinë shqiptare dhe ekzekutimin e tij.  Gjithashtu ai ka zbuluar edhe faktin se përse operacioni nuk u filmua nga RENEA, që është praktikë standarde.

Ora 15:30 Familjarët kërkojnë ekspertizë të pavarur
Familja e grekut Konstantinos Kaçifa që u ekzekutua dje nga RENEA kanë refuzuar që tërheqin trupin nga morgu me argumentin se duan ekspertizë të pavarur mjeko ligjore. Për këtë shkak është shtyrë edhe ceremonia mortore për ditën e nesërme.

Ora 15:30 Greqia kërkon të marrë pjesë në hetimin për vrasjen e minoritarit
Greqia kërkon që të jetë pjesë e hetimeve që policia shqiptare do të zhvillojë për vrasjen e minoritarit Konstantinos Kaçifa. Mediat greke zbardhin pjesë nga biseda që zhvilloi në telefon kreu i policisë shqiptare Ardi Veliu me atë të vendit fqinj Aristeidis Andrikopoulos pas ngjarjes.

‘Kreu i policisë greke Aristeidis Andrikopoulos ka komunikuar me homologun e tij shqiptar dhe i ka kërkuar që në hetimin e ngjarjes të marrë pjesë edhe pala greke. Deri tani nga pala shqiptare nuk ka ende një përgjigje’ shkruajnë mediat greke.

Ora 15:00/ Vrasja e ekstremistit, Shpëtim Idrizi: Ja pse e kundërshtuam ngritjen e Varrezve të Ushtarëve Grekë

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për shtyp ka komentuar vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës. Në deklaratën e tij, Idrizi është shprehur se për këto arsye, ai dhe partia e tij kanë kundërshtuar ngritjen e Varrezve të Ushtarëve Grekë pasi sipas tij, ato vende janë një arsye pelegrinazhi për qarqet ekstremiste Greke të Vorio-Epirit.

Ora 14:40/  Drejtori i Policisë greke telefonon Ardi Veliun: Kemi nisur hetimet, policia bëri detyrën

Një ditë pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat në Gjirokastër ka ardhur edhe një tjetër reagim nga shteti fqinj.  Mediet greke shkruajnë se drejtori i Policisë greke, Jejtnant Constantine ka telefonuar kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, Ardi Veliu. Veliu i ka bërë me dije homologut grek se nuk ka patur një ulje të flamurit grek nga policia shqiptare, siç është pretenduar nga mediat e shtetit fqinj.

Ora 14:00/ Vangjel Dule viziton shtëpinë e ekstremistit: Të zbardhet ngjarja, duhet ekspetizë mjeko-ligjore greke

Kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka vizituar shtëpinë e ekstremsitit grek që u vra nga forcat RENEA. Në një prononicim për mediat jashtë shtëpisë, Dule u tha se duhet të zbardhen të gjitha pikëpyetjet e ngjarjes dhe se për ngjarjen duhet një ekspertizë mjeko-ligjore greke.

Ora 13:45/ Vrasja e ekstremistit/ Tsipras kërkon takim me ambasadoren shqiptare, do t'i dorëzojë një notë proteste

Ministria e Jashme greke, e cila drejtohet nga kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, ka thërritur për një takim ambasadoren shqiptare, Ardiana Hobdari.  Mësohet se ambasadores tonë në vendin fqinj do t’i dorëzohet një notë proteste në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Ora 12:35/ Situata në Greqi, flet nga Athina gazetari: Gjendja është e qetë, në protestën e Agimit të Artë kishte 200 vetë

Një ditë pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek në Bularat në Gjirokastër, situata në shtetin fqinj është qetësuar pas një proteste të zhvilluar pasditen e djeshme. Gazetari Shpëtim Zinxhiria, në një lidhje direkte për Report Tv, ka thënë se gjendja në Athinë është e qetë dhe se ditën e djeshme, në protestë ka patur rreth 200 vetë, të cilët kanë manifestuar me flamuj grekë.

Ora 12:10/ Vrasja e ekstremistit grek, reagon OMONIA: Ekzekutim i ftohtë, dhunë në kurriz të minoritetit

Pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, ka reaguar edhe OMONIA. Në një deklaratë për mediat, OMONIA shpreh ngushëllimin për familjarët, si edhe thekson se ai u ekzekutua nga policia shqiptare në mënyrë të ftohtë. Omonia thotë se se ngjarja e djeshme është një dhunë mbi minoritetin grek.

"Është e rëndësishme te theksojmë faktin se këto ndodhën ndërsa në Bularat zhvillohej ceremoni përkujtimore me përfaqësi zyrtare diplomatike dhe qeveritare nga të dy vendet. Mesa duket nuk bëhet fjalë vetëm për shkeljen e të drejtës bazë të njeriut por dhe të jetës. Por është një klime e tërë psikologji e dhunës në kurriz të minoritetit"-thuhet në deklaratën e shpërndarë në media nga OMONIA.

Ora 11:45/ Familja e ekstremistit grek hap dyert e mortit, nga Greqia vijnë grupe ekstremiste

Një ditë pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek në Bularat të Gjirokastrës, situata në këtë fshat, në pamje të parë është e qetë, por banorët kundërshtojnë veprimin e policisë shqiptare.

Familja e 35-vjeçarit grek, Konstantinos Kaçifa, mamaja dhe dy motrat e tij, bashkë me të afërmit kanë hapur dyert e mortit. Ata nuk kanë pranuar që të japin prononcim për gazetarët.

Ora: 10:40/ Vrasja e Kacifas/ Partia greke kërkon llogari: Jepni përgjigje të detajuara dhe bindëse

Partia greke “To Potami” ka reaguar pas vdekjes së ekstremistit grek Kostanitnos Kacifas nga RENEA në Bulerat të Gjirokastrës.

Në reagimin e tyre, ata kërkojnë përgjigje të detajuara dhe bindëse nga pala shqiptare në lidhje me këtë vrasje të 35-vjeçarit.

Pala shqiptare është e detyruar të japë përgjigje të detajuara dhe bindëse. Pala Shqiptare - dhe jo vetëm policia se si u vra Katsifa. Gjëja më e rëndësishme që duhet të kthejnë përgjigje është nëse Katsifasit i është dhënë mundësia të dorëzohet. Pala shqiptare është e detyruar të japë përgjigje të detajuara dhe bindëse.

Ora: 10:50/ Vrasja e ekstremistit grek, qeveria greke: Shqipëria, jo agresive me reagimet e saj

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, ka reaguar pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës. Në një prononcim për mediat, ai iu ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të shmangin retorikën politike.

Autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme të parashikuara për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes së shtetasit grek. Por nuk duhet të nxitojmë në daljen në përfundime. Shqipëria nuk duhet të jetë agresive në reagimet e saj ndaj incidentit.

Dimitris Tzanakopoulos, zëdhënës i qeverisë greke

Ora 09:20/ Vrasja e ekstremistit grek në Bularat, banorët minoritarë: Nuk duhet të vritej, ishte djalë i mirë

Pas vrasjes së ushtarit grek, Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA, për Report Tv kanë reaguar edhe një banore e fshatit. Banorja, gjithashtu minoritare duke folur greqisht u shpreh kundër vrasjes së tij. Një tjetër banor minoritar i fshatit, gjithashtu u shpreh kundër vrasjes së tij, duke u shprehur se ai ishte një djalë i mirë dhe se interesohej për ta.

 Nuk mund të vritej, ishte njeri dhe jo kafshë.

Banore e Bularatit 

Ora 11:30Vrasja e ushtarit ekstremist grek, si e pasqyruan mediet botërore

Pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek, Konstantinos Kaçifa, reagime të shumta kanë pasuar në mediat e vendit fqinj, por edhe mediet botërore. Washington Post, në pasqyrimin e kësaj ngjarjeje shkruan se Kaçifa u vra në dyluftim me policinë në Shqipëri. Mediet botërore shkruajnë se Kacifa u vra pas një dyluftimi me policinë shqiptare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 29/10/2018 21:42

    Ti ke rritur nje psikopat e monster. Nje te semure psiqik qe me arme ne dore ne mes te dites qellon pa ju dridhur qerpiku. Nje psikopat o zot. Atyre djem nenave te RENEA-s ju lumte ajo dore. Ai donte tjeter gje, ne ato rrethana te ishte bere shoshe ne mes te fshatit nga policet qe u sulmuan po fatkeqesisht ne skemi police patrulle e rendi. Ne amerike apo europe po te doni po edhe ne greqi po te doni ata police qe ishin me sherbim aty e kishin neutralizuar ne vend. Po cti besh cdo gje ju ka rene per hise repartit elite te shtetit tone RENEAS. Nje lapidar atyre djemve ne mes te tiranes e shqiperise ngrijini. U treguan profesioniste dhe i treguan vendin dhe forcen e shtetit nje psikopati dhe qenie qe nuk meritonte me te merte fryme. Ne kuptimin e plote te fjales sidomos pas kesaj video makabre qe pame sot. Respekte per ju djem trima te RENEAS! MIRENJOHJE PA FUND PER JU!!

    Përgjigju
  • matrix: 29/10/2018 20:36

    kemi mbi 500 mije bashkatdhetare qe jetojne ne greqi dhe nuk eshte mire qe u vra ky djali ,por jam 100 per 100 me renean e vetmja force e paster qe tregon qe jemi akoma shtet

    Përgjigju
  • Toni: 29/10/2018 20:25

    Ti moj Nen e dashur duhet te kishe pyetur djalin se me qa Po merresh apo mesuar qe mos te sillet agresiv me shoqerin e me komshinjt .

    Përgjigju
  • Krijuesi i Grekut: 29/10/2018 20:15

    O Vasilia, Keshtu e rrite cunin ti? Te shkoje ne gerrqi, ti shitet armikut dhe te vije dhe te dhunoje trojet eme? Yt bir u vra se beri veper terroriste! Je ne Shqiperi, per ate del ne shtyp. Te ishe ne vend tjeter, ose ne greqi sic adhuroni, veshtire se do ishe ne boten e te gjalleve.

    Përgjigju
  • Babalja: 29/10/2018 17:46

    Greku te mari gopin e semes, dashka dhe te hetoj qerratai.

    Përgjigju
  • Proka: 29/10/2018 17:45

    Mire ja bene, Greket te mos cirren si te terbuar ne tokat tona,sa Shqiptare po vriten ne Greqi e askush nuk jepe pergjigje. Paramendoni ushtare Extrem Greke ne Shqiperi po ku shkon kjo mo,RENEA meriton cdo lavdate, kreu detyren me perpikeri.

    Përgjigju
  • Fr: 29/10/2018 16:38

    Mir ja ben cdo njeri qe cenon kufijt e shqiperis e pret plumbi

    Përgjigju
  • Scodrinon: 29/10/2018 13:26

    Te gjitha genjeshtrat ne shtypin grek duhet denoncuar me tonet me te larta dhe cdo foles ose gazete te paditet per shpifje! Mjaft genjeshtres greke!

    Përgjigju
  • life: 29/10/2018 12:07

    me vjen keq per nenen por dhe polict dhe djemt shqiptar kann nene.

    Përgjigju
  • Fraiku: 29/10/2018 11:51

    Asnje shqiptar nuk ka probleme me minoritetin grek dhe as ndonje minoritet tjeter. Mund te kete sharje ne ajer si kane per njeri tjetrin malok, lab, laluc etj por te thuash qe ka probleme eshte turp. Nese shqiptaret qe jane greqi do respektoheshin sa gjysma e asaj qe bejne shqiptaret me minoritetin grek ketu atehere ekstremizmat do te ishin minimale. Ketij djali i mori koka ere pikerisht nga propaganda shoviniste greke dhe e pagoi me jeten e tij. Policia beri detyren dhe duhet pergezuar njelloj sikur e ben policia greke me kriminelet shqiptare. Greket ne Bularat dhe kudo ndodhen ne shqiperi jane pakica te ardhur si hyzmeqare dhe jo si autoktone. Policia Shqiptare duhet te ndaloje hyrjen e ekstremisteve ne kufi me rastin e varrimit te ketij terroristi.

    Përgjigju
  • Naimi: 29/10/2018 11:32

    Kokefortesia ha koken e te zotit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani sot në Zagreb, takime me Presidentin dhe Kryeministrin! Merr pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Shqiptarët në Kroaci’

Ministri Hasani sot në Zagreb, takime me Presidentin dhe Kryeministrin! Merr pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Shqiptarët në Kroaci’